A po e përdor Veliaj, Yuri Kimin, për mbylljen e dosjes së djegësit?

A po e përdor Veliaj, Yuri Kimin, për mbylljen e dosjes së djegësit?

21:02, 11/12/2023
A+ Aa A-

Në kohën kur vartësit e tij po shfaqeshin përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po postonte disa foto nga Amerika.

Në mediat pranë tij, u tha se Veliaj kishte mbërritur në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të gjykatëses së parë shqiptaro-amerikane, Edit Shkreli.

Vetëm se fotot që postonte Veliaj, e tradhtonin. Ato nuk ishin nga ceremonia e betimit të Shkrelit, ku në fakt kishte plot shqiptarë të pranishëm.

Më shumë nën zë, mediat pranë tij u kujdesën që të përcjellin mesazhin se Erion Veliaj ishte në Amerikë për t’u takuar me ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila i ka mbyllur atij dosjen përvëluese të inceneratorit të Tiranës.

Por përse i duhet Erion Veliajt një manovër e tillë, kur vetëm disa javë më parë ai ishte në Uashington dhe pozoi në krah të Yuri Kim, e cila mban tani një post në Departamentin e Shtetit?

Me shumë gjasë, Veliaj po tenton të përdorë emrin e Yuri Kim për çështjen e mbylljes së dosjes së tij, ne një kohë kur ka qenë vetë ai që e ka mbyllur atë.

Ka qenë ndërhyrja e vetë Erion Veliajt te prokurorët e çështjes, që e ka nxjerrë atë të larë nga dosja e asaj që cilësohet si vjedhja e shekullit.

Burimet e SYRI-t thonë se nuk ka qenë një histori me ndikim amerikan, pastrimi i emrit të Veliajt në mega-aferën më të rëndë të postkomunizmit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka lobuar në çdo detaj, për të arritur në atë dosje përfundimtare, e cila ka shokuar opinionin publik në Shqipëri.

Raportohet se gjatë kësaj kohe, Veliaj ka punuar ethshëm për të garantuar një hetim të tillë nga SPAK për djegësin e Tiranës, që është shumë më i rëndë edhe se hetimi që amnistoi Ilir Beqajn për sterilizimin.

Ndërkohë nga ana tjetër, të gjitha vajtje-ardhjet e shpeshta në SHBA, përfshirë vizitën ne fundit, kanë shërbyer për të krijuar fasadën se janë amerikanët ata që po e ndihmojnë për të dalë paq nga skandali.

Dhe hetimi i kryer nga SPAK për dosjen në fjalë është pak të quhet skandaloz.

Në 109 faqe të dosjes, të bërë publike nga mediat, emri i Veliajt nuk përmendet askund, edhe pse ai është arkitekt i koncesionit të djegësit të Tiranës, duke nisur që nga dhënia e bonusit dhe deri të garancitë për financimin e projektit.

Në postimin e tij për Edit Shkrelin, Veliaj shkruan se është historia e një Hirusheje moderne, e cila e nis nga zeroja dhe pasi humb babain, lufton, studon dhe arrin të marrë një post të rëndësishëm.

Duket se Veliaj po përpiqet që të bëjë paralele me historinë e jetës së tij, por ajo nuk ngjan askund me atë të Shkrelit. Kjo e fundit është në anën e drejtësisë, kurse Veliaj është në anën e atyre që përpiqen ta shtrembërojnë sa më shumë atë për interesin personal.

Dosja e inceneratorit të Tiranës ishte treguesi më i qartë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco