Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'I Ngarkuari me Punë i SHBA iu përgjigj ‘rrezikut anglo-amerikan’ të Ramës, anglezët nuk u përfshinë te reforma në drejtësi'

'I Ngarkuari me Punë i SHBA iu përgjigj ‘rrezikut anglo-amerikan’ të Ramës, anglezët nuk u përfshinë te reforma në drejtësi'

13:43, 11/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot nga mediat gjatë konferencës për shtyp se si e sheh qendrimin dhe deklaratat e fundit nga I ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.

Berisha tha: "Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit. Kjo është përgjigja ime.

Po ajo siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë. Ju e vutë re, e ktheu termin anglo-amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha.

Ka pasur një libër ‘Rreziku anglo-amerikan’. Pse them se e mori nga libri dhe jo nga realiteti?! Sepse qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë. Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces.

Ndaj dhe them se Edi Rama e kishte atavizëm atë kontributi anglo-amerikan, ishte një silogjizëm me rrezikun anglo-amerikan, sepse anglezët nuk u angazhuan, u larguan. Bile i takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnike, e panë se nuk ishte punë reforme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco