Sepse liria është instikt, jo negociatë diplomatike

Sepse liria është instikt, jo negociatë diplomatike

13:16, 11/12/2023 Nga Gent Strazimiri
A+ Aa A-

Ata që e bënë këtu e 33 vjet më parë, ishin të pangrënë, të paveshur ... të paditur!

Nuk mblidheshin e koordiheshin me whatsapp, viber, tik-tok, facebook, e as promovoheshin me instagram!

Sallat e tyre ishin sheshet, livadhet, e në rastin më luksoz stadiumet!

Nuk kishin "këshillëtarë" e aq më pak diplomatë që t'i ndihmonin e, më i miri prej tyre fliste një anglishte krejt bazike...

Nuk shkuan në asnjë ambasadë përpara se të derdheshin në sheshe, të betuar të mos ktheheshin në shtëpi pa kryer punë...

E bënë me gjuhën, këshillën dhe arsyen e zemrës, kur çdo sensor racionaliteti e ç'këshillonte...

U frymëzuan nga këngët patriotike, nga vargje të thjeshta me muzikë edhe më të thjeshtë, por që burimin e kishin patur nga zemra që kërkonin njësoj liri, pavarësisht se shumë dekada më parë!

Bënë mrekullinë, atë të paimagjinueshmen!

E bënë SHQIP, me Shqipërinë në zemër!

Sepse liria, njësoj si Shqipëria folenë e ka në zemër e jo në seli ambasadash!

GËZUAR JU NJERËZ TË LIRË ME LIRINË E SHQIPËRINË NË ZEMËR!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco