Putin gati për një mandat tjetër/ Krisafi: Në Rusi nuk ka zgjedhje të vërteta, e vështirë për ta kuptuar çfarë duan rusët

21:20, 10/12/2023
A+ Aa A-

Ledion Krisafi ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në Syri i Botës, në Syri Tv, komentoi deklaratën e fundit të Putin, i cili u shpreh së është gati për të shkuar drejt një mandati tjetër.

Ky kandidim pritej dhe nuk është se kishtë nje suprizë në këtë rast dhe aq më tepër kur nuk ka asnjë lloj kandidature serioze opozitare, ato që kanë qenë ose kanë humbur jetën ose thjeshtë janë larguar.

E dyta, Putin në 23 vite tashmë ka krijuar një sidtem të tillë që nuk qëndron në këmbë pa të.

Ai është i detyruar një njëfarë mënyre me gjithë sistemin që ka krijuar, të qëndrojë në krye të Rusisë pikërisht për të mbajtur në këmbë këtë lloj sistemi që ka  dhe duket se nëse e  përfudnon mandatin pas 6 vitesh, do jetë udhëheqësi më jetë gjatë të opaktën i Rusisë, që nga fillimi i shekullit njëzet, duke kaluar kështu dhe Stalinin, dhe duket se do drejtojë Rusinë deri në kufinjt e asaj që mund t’ja lejojë mosha.

Por nuk mendoj se është një sistem i cili mund të kopjohet nga të tjerë.

Situata është totalisht e ndryshme nga ajo që ka qenë para 30 vitesh dhe është e pamundur të kuptohet sa është votuar fiks dhe nëse ka patur abstenim nga votuesit sepse dhe nëse ka abstenim, sigurisht që kutitë e votimit mbushen haptazi dhe nuk ka asnjë fshehtësi dhe as problem në lidhje me këtë.

Pra, praktikisht në Rusi nuk ka zgjedhje, kështu që është e vështire për tu kuptuar çfarë mendojnë rusët për Putinin dhe se sa e votojnë ata Putinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco