Intervista/ Arrestimet për aferën e Inceneratorit të Tiranës, Gjokutaj tregon se si SPAK po mbron Erion Veliajn

13:55, 09/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ishte i thirrur në SYRI.TV për të folur mbi vendimin e SPAK për arrestimin e 15 persona për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gjokutaj gjatë intervistës tregoi se si SPAK po mbron kryetarin e bashkisë së Tiranës, i cili është dhe përgjegjësi kryesor sipas tij në këtë aferë.

Gjokutaj: Janë munduar të shpjegojnë në dijeni të plotë atë çfarë kanë bërë, atë që ligji i ka detyruar për të vepruar.  Po ta ndiqni nga fillimi në fund njoftimin e SPAK ajo që bie në sy është gjithmonë veprimi në kundërshtim me ligjin, e të gjithë këtyre personave që janë marrë në përgjegjësi penale, pra për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Aty nuk bëhet fjalë për bashkëpunim marrëveshje të mëparshme, element i qënsishëm në rastet kur ka të pandehur në numër të konsiderueshëm të paktën 15 siç është bërë e ditur.

SPAK është munduar të shpjegojë se ne kemi bërë veprime, kemi konstatuar shkeljen e ligjit dhe në fakt ata kanë konstatuar deri aty ose e kanë mbajtur dorën, deri aty sa të mos preken hallkat e tjera, posaçërisht kryetari i bashkisë së Tiranës zoti Veliaj.

Kjo është bërë një modë në rastet kur eksponent shumë pranë kryeministrit nuk duhen të preken apo formalisht të merren të pandehur në masa e sigurimi të zbutura është vepra penale e shpërdorimit të detyrës  e cila nuk ka konsekuenca në lidhje me pasurinë dhe është një vepër penale e cila ka dhe marzhet e dënimit më të buta.

Në fakt çështja e koncesionit të Tiranës ashtu siç është thënë dhe stërthënë mbërritur në këtë konkluzion dhe nga vetë SPAK i cili në gusht sekuestroi gjithë dokumentacionin e këtij Inceneratori dhe çuditërisht mbas pesë muajsh tani del me vendime arresti me zyrtarë të dorës së dytë duke qenë se janë prezente që në sekuestrimin e dokumentacionit që është bërë në fillim janë firmat e zotit Veliaj i cili ka komunikuar me Alqi Bllakon ka komunikuar në lidhje me fizibilitetin dhe në lidhje me koncesionarin që bëhet fjalë për landfillin e Tiranës.

Pastaj veprimet e tjera siç i zbuloi dhe i bëri prezent zoti Këlliçi në konferencën e shtypit me kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha letër -këmbimi dhe informacionet e zonjës Balluku dërguar Erion Velisë posaçërisht sepse është shumë interesante që gjithë letër- këmbimi i instuticioneve qendrore me bashkinë e Tiranës janë me zotin Veliaj, ndërkohë që në procedim zoti Veliaj është eksloduar jo vetëm si emër, jo vetëm si përgjegjësi penale, jo vetëm si drejtues i bashkisë por është eksloduar dhe si emër fizik, si person a thua se ky nuk punon në Bashkinë e Tiranës ose në Bashkinë e Tiranës është dikush tjetër, është Taulant Tushe (drejtori i Erion Velisë i arrestur nga SPAK) po themi.

Kjo është ajo pjesë e cila këta prokurorë që kanë ndërtuar një skemë të tillë mbrojtëse në kundërshtim me detyrën ligjore dhe kushtetuese si institut i akuzës, si organ i ndjekjes penale por janë kthyer në mbrojtës të personave të korruptuar, shkeljes së ligjit në lidhje me këtë aferë shumë të madhe korruptive, këta prokurorë në fakt i kanë dhënë cilësinë vetes sepse në një proces penal nuk ka rrugë të mesme ose personi i korruptuar do të merret në përgjegjësinë penale dhe do të caktohet masa e sigurimit në përshtatje me atë vepër ose nëse ai nuk e merr këtë cilësi, një cilësi do ta marr prokurori i cili nuk vepron atëherë kur ligji e detyron  që të veprojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco