Afera e inceneratorëve nuk quhet e hetuar vetëm me disa drejtorë. Pse nuk i afrohet SPAK te autorët e vërtetë?

Afera e inceneratorëve nuk quhet e hetuar vetëm me disa drejtorë. Pse nuk i afrohet SPAK te autorët e vërtetë?

13:59, 09/12/2023
A+ Aa A-

Inceneratorët po provohen se janë afera më e madhe e shekullit në Shqipëri. Janë krimi dhe vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, ku thjesht dhe vetëm nuk kemi të bëjmë me një tender apo ankand, nuk kemi të bëjmë me disa fonde publike. 

Kemi të bëjmë me rreth 178 milionë euro para të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe biznesi për inceneratorë që nuk punojnë, inceneratorë që nuk kanë përfunduar dhe për më tepër për inceneratorë që nuk ekzistojnë. 

Faktet kanë folur dhe flasin vetë, por drejtësia deri tani vijon të "mbytet" me një lugë ujë, duke u marrë me drejtues periferikë të shtetit, pa mundur dot t'i afrohet kryministrit dhe kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në Elbasan ne kemi një incenerator që ka kushtuar 24 milionë euro, nga të cilat një shumë të madhe parash e ka marrë korrupsioni i zyrtarëve të shtetit, kjo e provuar nga SPAK. Por, problematika më e madhe është se ai incenerator është me kosto mjaft të lartë dhe në Elbasan plehrat u dogjën sërish në verën e këtij viti. 

Në Fier ka një incenerator që është më i mirë se ai i Elbasanit, por që nuk punon sepse nuk ka përfunduar investimi edhe pse qeveria ka dhënë 34 milionë euro.

Në Tiranë kemi një incenerator që nuk ekziston. 110 milionë euro në 6 vite dhe inceneratori është inekzistent, s'ka incenerator. E vërteta e tyre është një aferrë korruptive zyrtarësh që ka përfshirë majën e shtetit, që nga kryeministri deri tek zyrtaruci më i vogël i administratës qendrore, e që nga kryetarët e bashkive, deri tek zyrtar e tyre më periferike. 

Një aferrë që ka futur dhjetëra vetë në burg, shumica e tyre drejtorë. Dje për herë të parë u arrestuan edhe drejtorët e Bashkisë Tiranë, të paprekshmit ranë dëshmorë për një aferë korruptive që është edhe më skandaloze, me shuma edhe më të mëdha se Fieri dhe Elbasani.

Arrestimi është një hap tjetër, por që ende SPAK s'na ka treguar se kur do t'i shkojë në fund dhe do të ndjekë vërtet gjurmët e korrupsionit, të parave, të milionave të eurove, të cilat në Tiranë janë më shumë sesa të dy investimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, të marra së bashku. 

Pra rreth 68 milionë euro kanë kushtuar dy inceneratorët në Fier dhe Elbasan. Ndërsa në Tiranë, qeveria dhe biznesi kanë paguar 110 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston, këtë nuk mund ta bënte vetë Taulant Tushja, Simirxhiu apo zyrtarucë të administratës.

Është e vidente se në aferën e të gjithë inceneratorëve bashkë, Edi Rama ka dijeni dhe përfshirje direkt, për Tiranën është edhe Veliaj si person që ka punuar aktivisht për të përsosur skemën korruptive. Veliaj është munduar që defektet që ka shfaqur vjedhja në Elbasan dhe Fier, ai ta përmirësojë atë për Tiranën duke e bër konçensionare, që vjedhja të vijojë t'i sjellë para atyre jo për 1-2-3 vjet, por për plot 30-vjet me radhë.

Prandaj SPAK duhet të shkojë edhe më lart, shumë më lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco