Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SKAP-i

Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SKAP-i

13:38, 09/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët sot gjatë konferencës për shtyp se si e konsideron faktin q♪7 SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste për çështjen e Incenerarorit të Tiranës.

Dhe përgjigja e z. Berisha ishte: "Janë lëshuar 15 urdhër arresti?! Po! Ekziston gjë akuza për grup të strukturuar kriminal. A ekziston në fjalorin e aktakuzës së SKAP-it?! Nuk ekziston! 

Këta janë më kriminelë se çdo kriminel tjetër. Këta tallen me një popull që ikën nga vendi, që ikën në radhë të parë prej vjedhjeve që i bëhen.

Mbrëmë kanë lëshuar 15 urdhër arresti. Çdo prokurori e botës do të thoshte një grup i strukturuar kriminal se të gjithë kanë lidhje me këtë incenerator.

Nuk ka grup të strukturuar kriminal sepse grupi i strukturuar kriminal del me kokë Edi Ramën. Del koka Edi Rama. Prandaj merren kështu. Del Erion Veliaj pas tij, del Engjëll Agaçi. Del Metani.  Metani ka qenë drejtor juridik, dhe jo vetëm ka qenë drejtor juridik, por ka bërë mbledhje nëpër ministri për të imponuar strategjinë e Edi Ramës për vjedhje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco