Partia e Lirisë: Asnjë hetim pa të pandehur Erion Veliajn, nuk ka vlerë

Partia e Lirisë: Asnjë hetim pa të pandehur Erion Veliajn, nuk ka vlerë

12:11, 09/12/2023
A+ Aa A-

Partia e Lirisë reagoi zyrtarisht pas disa arrestimeve në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Nënkryetari, Endrit Braimllari, tha se asnjë hetim, pa të pandehur Erion Veliajn, nuk ka vlerë.

DEKLARATA E PLOTË

Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor i megaaferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj është ideatori dhe projektuesi i këtij operacioni korruptiv i kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Erion Veliaj me firmën e tij dhe duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak në kundërshtim i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Taulant Tusha dhe Namik Simixhi kanë zbatuar urdhrat e Erion Velisë dhe kanë vepruar në bashkëpunim me të.

Në emër të Partisë së Lirisë e kemi paralajmëruar dhe më parë që Erion Veliaj përdor skenarin për t’ja kaluar përgjegjësinë drejtorëve në varësi të tij, që kanë zbatuar urdhrat e tij.

Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësie duke lëshuar shokët e tij. Ai sot duhet të ishte i arrestuar sepse Erion Veliaj është ideatori, zbatuesi dhe urdhëruesi i të gjithë procedurës të këtij koncesioni që edhe sot nuk ekziston.

Si ka mundësi që SPAK nuk vepron kundrejt Erion Veliajt, i cili në të gjithë këtë veprimtari udhëheq vendimmarrjen e këtij koncesioni.

Erion Veliaj ka autoritetin ekzekutiv të kryetarit të bashkisë, firma e të cilit ka marrë vlerë në të gjitha procedurat financiare.

I bëjmë thirrje SPAK-ut në mënyrë që t’i rikthejë besimin tek opinioni publik që të marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Asnjë hetim pa të pandehur Erion Veliajn nuk ka vlerë dhe nuk i shërben zbardhjes së vërtetës, interesit qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco