Abdixhiku: Kjo Qeveri është dorëzuar, koha jonë po vjen

Abdixhiku: Kjo Qeveri është dorëzuar, koha jonë po vjen

11:53, 09/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova nuk ka politikë publike por një Qeveri përplasëse, arrogante dhe populiste, në Këshillin e Përgjithshëm që mbajti kjo parti. 

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, ka deklaruar Abdixhiku.

Tutje ai ka shtuar se partia e udhëhequr nga ai, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të Kosovës.

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, tha Abdixhiku. 

Abdixhiku tha po ashtu se Qeveria është dorëzuar, pas sipas tij nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 29% të buxhetit për investime kapitale në vend, duke shtuar se për 3 vjet nuk ka lënë asnjë shenjë, asnjë projekt.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco