PD-Ramës: A u fituan këto kontrata publike nga 51N4E dhe ‘I RI shpk’ vetëm për shkak të thjeshtrës?

11:41, 09/12/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncoi sërish aferën e thjeshtrës së Edi Ramës, e cila ka fituar dhjetëra tendera me dy kompanitë ku punon.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e pyeti Ramën nëse këto kontrata publike janë fituar sepse kompanitë në fjalë ishin më të mirat, apo sepse kishin bashkëpunëtore thjeshtrën e tij.

Kujtojmë se Edi Rama ka dy herë që deklaron se thjeshtra nuk është pjesë e familjes së tij, edhe pse ligjërisht ajo është pjesë e saj.

DEKLARATA E PLOTE

Edi Rama e thotë me sigurinë e atij që gënjen se familja e tij nuk ka përfituar asnjë lek nga projektet publike.

Sot do ta përgënjeshtrojmë duke listuar një radhë të gjatë projektesh publike të fituara nga kompanitë 51N4E dhe ‘I RI shpk’.

Nisim me kompaninë projektuese belge 51N4E e cila në faqen e saj zyrtare elektronike ka ndër të tjera të publikuara edhe këto projekte publike të realizuara në dhe për Shqipërinë:

1. COD 2015

Klienti porositës: Zyra e Kryeministrit

Janë ambientet në katin e parë të KM , njohur si Qendra për Hapje dhe Dialog.

2. Studim Metabolizmi i Shqipërisë 2015

3. Strata 2016 ku përmenden edhe një sërë projektesh të kryera në Shqipëri si këto më lart dhe të tjera.

4. Sheshi Skënderbej 2017

$14,690,169 klient Bashkia Tiranë dhe pjesë e skuadrës së punës ‘I RI shpk’

5. Ura e Lanes

Klienti porositës Bashkia Tiranë. Kosto e padeklaruar

6. Biblioteka e Re 2020

Projekt i realizuar në bashkëpunim me ‘I RI shpk’

Shoqëria ‘I RI shpk’ e cila deri në mesin e këtij viti ka patur pjesë të pronësisë 51N4E ka realizuar zbatimin e këtyre kontratave publike:

1. Loti i IX-të: Studim projektim, për objektin Konsulencë për studimin dhe fizibilitetin e menaxhimit dhe mirëmbajtjes se Sheshit Skënderbej

Vlera e kontratës 54 milion lekë të vjetra

Data e kontratës 13 QERSHOR 2018

AK bashkia Tiranë

Buletini APP nr.25 datë 25.06.2018

2. Loti i VI-të: Studim projektim, për objektin: ‘Rehabilitimi i bulevardit ‘Zogu I-rë’

Fituar nga bashkimi I operatorëve pjesë e të cilit është ‘I RI shpk’

Vlera e kontratës 132 milion lekë të vjetra

Dt e shpalljes së fituesit NR.29 – DT.23-07-2018

AK Bashkia Tiranë

3. Projektim për objektin Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës – Segmenti jugor nga fushat e sportit deri tek tuneli .

Vlera e kontratës 140 milion lekë të vjetra

AK FSHZH

Shpallja e fituesit Buletini APP Nr.22 – Dt.03-06-2019

4. Mbikëqyrja e punimeve për objektin: Rehabilitimi i bulevardit Zogu I-re.

Fituar nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit është ‘I RI shpk’

Vlera e kontratës 60 milion lekë të vjetra

Dt e shpalljes së fituesit 13.06.2019

AK Bashkia Tiranë

5. Studimi i zhvillimit te Rrjetit inxhinierik per furnizimin me energji elektrike ne qendër te Tiranes ne përputhje me zhvillimin Urban te Bashkise Tirane fituar nga Bashkim operatorësh pjesë e të cilit është edhe ‘I RI shpk’.

Vlera e kontratës 614 milion lekë të vjetra

Dt e kontratës 16.10.2019

AK OSHEE

6. Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës si rezultat i tërmetit, objekti:

Konsulencë, ekspertizë për objektet e dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme ‘Myslym Keta’

Vlera e kontratës 50 milion lekë të vjetra

Data e kontratës 27 dhjetor 2019

AK bashkia Tiranë

Buletini APP nr.4, datë 3.02.2020

7. Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës si rezultat i tërmetit, objekti:

Konsulencë, ekspertizë për objektet e dëmtuara nga tërmeti’ Godina Nr.22, Blv.Zogu I (7-katëshi).

Vlera e kontratës 19 milion lekë të vjetra

Data e kontratës 27 Dhjetor 2019

AK bashkia Tiranë

Buletini APP nr.3, datë 27.01.2020

8. Shërbime projektimi për rigjenerimin urban të bregdetit qendror të Vlorës, Sheshit të Flamurit dhe zonës së portit.

Tender ndërkombëtar i fituar nga Bashkim operatorësh pjesë e të cilit është edhe ‘I RI shpk’.

Vlera e kontratës 685 milion lekë të vjetra

AK FSHZH

Shpallja e fituesit Dt 07-02-2020

9. Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës objekti:

Loti IV ‘Hartimi i Planeve të Detyruara Vendore për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë.

Vlera e kontratës 150 milion lekë të vjetra

Data 06 MARS.2020

AK Bashkia Tiranë

Buletini APP nr.20, datë 21.04.2020

10. Hartimi i Planit te Detajuar Vendor te Njesise Strukturore TR/169.

Vlera e kontratës 18 milion lekë të vjetra

Data e kontratës 18.05.2020

AK bashkia Tiranë

Buletini APP nr.30, datë 26.05.2020

11. Studim Projektim për Objekte të Infrastrukturës Arsimore, Shërbimeve Sociale, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti V: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i godinës ‘Godina Nr. 22, Blv. Zogu I (7-kateshi). (procedurë e kufizuar Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 8 milion lekë të vjetra

Data e kontratës 05.06.2020

AK bashkia Tiranë

Buletini APP nr.40 datë 01.07.2020

12. Shërbime te projektimit të projektit teknik dhe marrjen e lejes se ndërtimit për njësi banimi (pallat) në zonën 4 Durrës (Spitalle) (Programi i Rindertimit). Marrëveshje Kuadër me REF-66894-07-27-2020) fituar nga Bashkim operatorësh pjesë e të cilit është edhe ‘I RI shpk’.

Vlera e kontratës 309 milion lekë të vjetra

AK FSHZH

Njoftimi i lidhjes së kontratës në buletinin e APP Nr. 22 datë 15 Shkurt 2021

13. Mbikëqyrja e punimeve ‘Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa Pallat, për zonat e reja për zhvillim Thumanë.’ (Programi i Rindërtimit) Marrëveshjes Kuadër me REF-70113-08-27-2020) fituar nga Bashkim operatorësh pjesë e të cilit është edhe ‘I RI shpk’.

Vlera e kontratës 113 milion lekë të vjetra

AK FSHZH

Njoftimi i fituesit buletini i APP Nr. 09 datë 21 Janar 2021

14. Buletini i Ministrisë së Kulturës nr.11 nëntor 2022 njofton RESTAURIM DHE RIKONCEPTIM

PËR MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR, KONSULTIM PUBLIK PËR PROJEKTIN Ministria e Kulturës nisi konsultimet publike për projektin e restaurimit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar, mbi projektidenë e JV, në përbërje të së cilës ka studion ndërkombëtare Casanova Hernandez dhe partnerin lokal I Ri

15. Supervizion punimesh Qendra e monitorimit të trafikut (200km) Faza e Parë

Fituar nga bashkimi I operatorëve pjesë e të cilit është ‘I RI shpk’

Vlera e kontratës 277 milion lekë të vjetra

Dt e shpalljes së fituesit 31 Janar 2023

AK ARRSH

16. Njoftim për shtyp i Ministrit te Kulturës 16.02.2023 Me praninë e kryeministrit Edi Rama, dhe të tjerëve u promovua fillimi i punimeve për ndërtimin e qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor multifunksional, i dedikuar fëmijëve me vlerë investimi 10 miliard lekë të vjetra. Projektuesi është një bashkim operatorësh pjesë e të cilit është edhe iRi shpk, XDGA shpk, Sphaera shpk.

17. Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit për 3 komplekset sportive të stadiumeve: Durrës, Korçë, Vlorë (në lote) ‘Qendrat e reja të qytetit’ KM Rama prezent në shpalljen fitues për lotin e I lidhur me projektin e stadiumit Niko Dovana, ku u shpall fitues bashkimi I operatorëve pjesë e të cilit ishte 51N4E me vlere te kontratës 441 milion lek te vjetra, dt e kontratës 30.10.2023.

Publikuar ne Buletinin e APP nr.95, date 20 Nentor 2023

Të tjera projekte të realizuara nga ‘I RI shpk’ janë :

18-Shkolla Perlat Durrës

19-Muzeu i Arsimit Mesonjetorja e pare shqipe Korce

20-Shkolla njazi mastori sukth

21-Kamza masterplan vision

22-Art park kinostudio

23-Rijetësimi i piramidës së Tiranes projektues MVRDV ne bashkëpunim me ‘I riu’

Pas kësaj liste të gjatë edhe një fakt tjetër që dëshmon se si lidhen këto punë me kryeministrin Rama dhe familjen e tij, me saktë me thjeshtrën e parë, është publikimi në faqen zyrtare të 51N4E në seksionin ‘past collaborators’ ku shënohen edhe emrat e Rea Xhillari dhe Gent Agolli pronar tek ‘‘I RI shpk’’

Duke falënderuar studion belge 51N4E dhe atë shqiptare ‘I RI shpk’ për ndihmën bujare në përmirësimin e arkitekturës publike në Shqipëri, pyetja jonë shkon për Edi Ramën.

Sikurse evidentohet më lart të dyja këto subjekte kanë përfituar fonde publike si rezultat i kontratave publike të lidhura me institucionet shtetërore shqiptare.

A kanë fituar 51N4E dhe ‘I RI shpk’ kontrata publike se ishin më të mirat në treg apo për shkak të influencës tuaj dhe lidhjes me emrin e familjares tuaj?

A ka përfituar familjarja juaj para publike si rezultat i bashkëpunimit me studion arkitekturore për projektet në Shqipëri apo bashkëpunimi ndërmjet tyre ka qenë falas … për të ndihmuar Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco