SYRI TV/ Në kasollen e akullt pa drita, 70-vjeçarja e përbuzur nga bashkia, iu drejtohet shqiptarëve

11:12, 09/12/2023
A+ Aa A-

70-vjeçarja Rabie Hoxha në fshatin Kolonjë, prej dy vitesh jeton në një kasolle, pasi shtëpia e saj është djegur pas shpërthimit të bombolës së gazit. E moshuara jeton në kushte të vështira mes të ftohtit dhe pa energji elektrike, pa pension dhe ndihmë ekonomike. Ajo së bashku me të bijën akuzojnë bashkinë e Gjirokastrës se i ka braktisur dhe bëjnë apel për ndihmë që të kalojë vitet e fundit të pleqërisë në një shtëpi.

Nga SYRI TV

Prej  gati dy vitesh Rabie Hoxha në fshatin Kolonjë, njesia adminstrative Picar, jeton në këtë kasolle.

Në gusht të vitit 2022, shtëpia  e 70-vjeçares u dogj nga flakët nga shpërthimi i bombolës së gazit. Fatmirësisht shpëtoi nga  flakët, por pasojat e tragjedisë po e ndjekin ende të moshuarën. Ajo nuk ka një shtëpi dhe jeton në kushte të mjerueshme.

Edhe pse bashkia i ka premtuar rikonstruksionin e njerës dhomë, ende nuk është bërë asgjë për të duke e lënë të moshuarën të jetojë në kasolle.

E braktisur nga institucionet dhe bashkia e Gjirokastrës, Rabia është detyruar të ndërtojë këtë kasolle ku të kalojë vitet e pleqërisë në kushte të mjerushme. Qëndrimi në këtë hapësirë të vogël, e ndërtuar me llamarina, e bën të vështirë jetesën për të moshuarën pasi shiu dhe i ftohti hyn brenda ndërsa nuk ka edhe energji elektrike.

Pa pension dhe në pamundësi për të ndërtuar e vetme shtëpinë,  Rabia endet çdo ditë në dyert e bashkisë së Gjirokastrës duke kërkuar ndihmë, por përveç një shume prej 200 mijë lekësh dhënë nga Këshilli Bashkiak asokohe, asgjë tjetër s’ka ndryshuar për të. Me lot në sy, Rabia apelon për ndihmë. Kërkesa e saj e vetme është që ditët e mbetura t’i kalojë në një shtëpi të ngrohtë.

Edhe vajza e saj, te e cila qëndron përkohësisht, tregon vështirësitë që po kalon nëna e saj dhe kërkon ndihmë.

Nënë e bijë, nëpërmjet kameres së Syri TV, u bëjnë thirrje shqiptarëve për ndihmë pasi shpresat tek bashkia dhe kryebashkiaku i cili nuk denjon as t’i presë në zyrë, u kanë humbur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco