SYRI TV/ Banorët e Qukësit protestojnë për rrugën e shkatërruar: Nuk i dërgojmë dot as fëmijët në shkollë

14:04, 08/12/2023
A+ Aa A-

Banorët e dhjetë fshatrave të njësisë administrative Qukës protestojnë për vështirësitë për shkuar në banesat e tyre. Shkak është bërë rruga e pashtruar e cila është e amortizuar totalisht. Banorët thonë se nëse nuk do të merren masa ata do të bllokojnë akset nacionale. Sipas tyre premtimet kanë qenë të vazhdueshme gjatë fushatave, por deri tani nuk është rregulluar asgjë.

Nga SYRI TV

Rruga që lidh dhjetëra fshatra të njësisë administrative në Qukës të Prrenjasit është kthyer në shqetësimin kryesor për banorët e kësaj zone. Banorët thonë se për të vajtur në fshatrat e tyre duhen orë të tëra pasi i gjithë aksi që lidhë qytetin me zonën është tërësisht e amortizuar. Në protestën e zhvilluar këtë e premte, qytetarët kërkojnë rehabilitimin e menjëhershëm të rrugës.

Banorët thonë se nëse nuk do të merren masa ata do të bllokojnë rrugët nacionale si e vetmja mundësi për të tërhequr vëmendjen e bashkisë së Prrenjasit.

Rruga që lidh dhjetë fshatra të njësisë administrative Qukës është premtim i çdo kandidati për bashkinë e Prrenjasit, por pasi ata marrin mandatin gjithçka mbetet në kuadër të premtimeve, ndërsa banorët presin 4-vjeçarin tjetër për të dëgjuar gënjeshtrat e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco