‘Policia që ka helmuar me gaz mijëra qytetarë, guxon e padit deputetët e opozitës!’

‘Policia që ka helmuar me gaz mijëra qytetarë, guxon e padit deputetët e opozitës!’

12:23, 08/12/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Policia referon në SPAK deputetët e opozitës për qëndresën e tyre në parlament.

Deputetët e opozitës po mbrojnë me vendosmëri Kushtetutën dhe ligjin e marrë peng nga mafia qeveritare, Edi Rama dhe kukullat e tij deputete.

Policia që ka mbytur me gaz helmues deputetët dhe mijëra qytetarë protestues, po u shqetësoka për tymueset në parlament.

Policia e inkriminuar që shkel çdo ligj dhe që dhunon e rreh qytetarët, që i arreston qytetarët ne mes të natës në gjumë, që gjakos deputetët në protesta ka gojë dhe flet për ligj.

Objektivi i vetëm i policisë së shtetit ka qenë dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i egër policor ndaj opozitës politike dhe i të gjithë aktivitetit te saj për llogari të Edi Rames.

Shqiptarët kanë parë mjaft shefa policie të inkriminuar deri në fyt, janë ngritur në detyrë për meriten e zellit të tyre në shtypjen e i opozitës dhe protestuesve.

Shqiptarët kanë parë rend publik, dhe siguria e qytetareve nuk kanë ekzistuar realisht dhe krimi ka komanduar duke pasur një Polici Shteti, që trembej, i sherbente dhe i perulej krimit, por nuk ndeshej kurrë me të.

Shqiptarët kanë parë vetëm që narkotrafiku është gjigandizuar duke pasur mbështetjen, mbrojtjen dhe bashkëpjesmarresen e Policisë së Shtetit.

Nuk kanë të numëruar komisarët dhe drejtuesit e policisë të përfshirë në narkotrafik.

Policia e shtetit me të gjitha segmentet e saj ka shërbyer si krahu i armatosur i qeverise per grabitjen mafioze te zgjedhjeve, duke u perfshire vete ne menyre direkte dhe duke mbeshtetur bandat kriminale per vjedhjen e shitblerjen e votave.

Nuk kane te numeruar rastet e dhunes se pashpirt te policise ndaj qytetareve deri edhe vdekjet e rënda në paraburgime.

Policia ka vrare qytetare te pafajshem si ne rastin e Klodian Rashës dhe eshte sjelle si kriminele duke sajuar prova te rreme e duke mashtruar publikisht pa i hyre nje gjemb ne kembe.

Policia ka dhunuar ne menyre shtazarake opoziten dhe te drejtat demogratike te qytetareve per të protestuar duke mos pare moshe, qe nga te rinj 13- 14 vjecare e deri te moshuar ne moshe te thelle e gra shtatzana.

Policia ka mbeshtetur me dhune operacionet e paligjshme te qeverise ne rrembimin e pronave dhe banesave te qytetareve duke mos kursyer edhe jeten e shendetin e tyre.

Ne prani te kesaj policie shteti, krimi i organizuar ka kryer atentate pa fund ne mes te qyteteve tona deri edhe ne mes te Tiranes ne mes te dites dhe asnje shqetesim nuk i ka ardhur prej saj.

Policia nga mbrojtese e qytetareve eshte kthyer ne nje informatore e bandave dhe krimineleve duke i ndersyer ato kunder qytetareve te thjeshte.

KJO POLICI PRA KA SURRAT DHE FUTET NE SALLEN E PARLAMENTIT, BEN HETIME DHE ÇON REFERIM PER DEPUTETET NE SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco