Dosja Beqaj dhe SPAK - Investigimi i plotë i emisionit PLUG në SYRI TV

11:17, 08/12/2023
A+ Aa A-

Dosja e Sterilizimit duket se po vë në pikëpyetje të forta veprimtarinë e SPAK deri më tani! Jo vetëm për shkak të dyshimeve të hetimeve jo të plota të kësaj afere, por mbi të gjitha, ngre pikëpyetjen e madhe nëse SPAK ka guxim të vërë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit kryesor të kësaj dosje, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj! Në këtë emision, “Plug”, do të risjellë Dosjen hetimore të SPAK dhe vendimin e GJKKO, duke treguar të gjitha shkeljet e kryera nga ish-ministri Ilir Beqaj dhe vartësit e tij, në aferën e Sterilizimit, që deri më tani, sipas Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar I ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 100 milionë euro shtetit…

Në kulmin e të nxehtit të verës, më 17 gusht 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Kundër Korrupsionit, njoftoi se kishte caktuar disa masa sigurie për të ashtuquajturën aferë e sterilizimit. Ishin vetëm dy masa arresti me burg, dhe gjashtë të tjera arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Të arrestuar ishin shtetasit Klodian Rrjepaj, ish-zëvendësministër I Shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj, kreu I kompanisë Investital, pjesë e grupit të kompanive që kanë krijuar shoqërinë Saniservice Albania, që ka marrë kontratën dhjetëvjeçare të sterilizimit të mjeteve kirugjikale për disa spitale universitare dhe në rrethe në Shqipëri.

Por, ky aksion duket se u shfry shpejt, apo thënë ndryshe, bujën më të madhe nuk e pati për veprimin konkret të SPAK, por për mosveprimin në dukje të kësaj strukture, e cila pa asnjë shpjegim, nuk kishte marrë me përgjegjësi ligjore ish-ministrin Ilir Beqaj.

Kjo situatë shkaktoi reagime të shumta në vend, kryesisht nga opozita dhe denoncuesit e kësaj afere, të cilët kërkonin që SPAK të ngrinte akuzë për Ilir Beqajn, të cilin e konsideronin si personin kyç të aferës. Në fakt, paqartësia e krijuar nga SPAK me mos veprimet për Ilir Beqajn, do të merrte përgjigje shumë shpejt nga vendimi I zbardhur I Gjykatës së Posaçme, me gjyqtarin e gatshëm Erion Bani, I cili zhbëri aksionin e PRokurorisë së Posaçme, duke I kërkuar rihetim të dosjes dhe vendosjen e një mase sigurie për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Gjyqtari Ilir Bani në një analizë të plotë të fakteve të gjetura në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për aferën e sterilizimit, argumentonte me prova të gjitha shkeljet e kryera nga Ish-ministri I shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilin e cilësonte si personin kyç të aferës së sterilizimit. Gjyqtari rendiste disa nga faktet si: konflikti I interesit, shkelja e barazisë në tendera, shpërdorimi I detyrës dhe plot fakte të tjera.

Por le t'i marrim me radhë faktet që rendit GJKKO në vendimin për Ilir Beqajn.

Fillimisht, duhet të theksojmë faktin, se skema e dhënies me koncension e procesit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore, ka ngjashmëri të plota me një tjetër aferë, inceneratorët. Ashtu si në rastin e djegësave, edhte te sterilizimi, personat kyç të aferës si dhe kompanitë e tyre, nuk kanë asnjë lidhje me procesin në fjalë. Kompania Saniservice Albania, që u krijua si bashkëpunim I katër kompanive të tjera, u themelua me një kapital prej vetëm 20 mijë eurosh, ndërsa kjo kompani do të fitonte kontratën koncesionare me çmimin fillestar prej 90 milion euro, por që shuma tejkalon fondin limit për disa arsye.

Shkelja e parë e Ilir Beqajt në këtë aferë, është fakti se ishte në konflikt të plotë interesi, pasi kishte njohje dhe miqësi me Ilir Rrapajn. Ky fakt I provuar tashmë nga GJKKO, ishte lënë të dyshohej që në fillimet e nënshkrimit të kontratës koncensionare, kur Ilir Beqaj injoroi një vendim të Komisionit të Prokurimit Publik që kërkonte anullimin e procedurës së dhënies me koncension të sterilizimit të pajisjeve mjekësore, për shkak se kompania Saniservice nuk përmbushte kriteret. Mirëpo, ankesa e bërë nga Action Laundry Shpk u injorua nga ish-ministri Beqaj, madje për këtë kishte qenë në dijeni dhe kryeministri Edi Rama, por edhe ky I fundit pak muaj më parë u justifikua se ankesën e kishte përcjellë te institucionet përkatëse.

Vendimi I GJKKO, nxorri në pah në fakt arsyet e vërteta të injorimit të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, pasi është faktuar tashmë se Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, kishin përgatitur gjithçka paraprakisht duke përcaktuar jo vetëm kriteret favorizuese që koncensioni të fitohej nga Saniservice, por njëkohësisht, kjo kompani do të kishte terren të lirë për të fryrë sipas interesit kostot.

Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj, përpara se të lidhej kontrata, kishin kryer një sërë udhëtimesh të përbashkëta në Peruxhia të Italisë, aty ku kishin marrë të gatshëm një studim universitar, të cilin mëpas e paraqitën si studim të fizibilitetit…

Por pa kaluar më tej, vlen të përmendet një tjetër fakt intersant që ngre pikëpyetje mbi veprimet e Ilir Beqajt. Jo vetëm komisioni I prokurimit publik, por edhe Ministri I Financave të kohës Shkëlqim Cani duket se nuk ishte dakord me koncensionin në fillim. në kërkesën e parë, që Beqaj I bëri Canit për miratimin në parim të PPP-s, ministri I financave nuk dha dakordësi, duke ngritur dyshime mbi formulën e përzgjedhur dhe mbi studimin e fizibilitetit. Por, vetëm pak ditë më pas, Shkëlqim Cani që fillimisht refuzoi, I hap rrugë koncensionit. Për këtë pikë edhe gjykata e posacme ka ende paqartësi.

Nga provat e administruara rezulton se, nga Ministri i Shëndetësisë është paraqitur i njëjti Studim i Fizibilitetit, i cili ishte refuzuar më parë për financim nga Ministria e Financave, pasi nuk ka një argumentim të qartë në lidhje me analizën e zhvilluar për arritjen në konkluzionin që koncesioni/PPP është procedurë ekonomikisht më e favorshme se prokurimi public. Ndodhur në këto kushte, kur jemi përpara të njëjtit Studim Fizibiliteti mbetet e paqartë se ҫfarë e bëri të ndryshonte mendim Ministrin e Financave z.Sh. C. vetëm 1 muaj e 15 ditë më vonë, duke e miratuar në parim propozimin për financim.

Shkeljet më të rënda janë ato që lidhen me kostot e fryra të këtij koncensioni, të cilat përllogariten që dëmin në buxhet ta kenë në rreth 100 milionë euro.

Shkelja e dytë e rëndë, pas konfliktit të interesit, është ajo e dhurimit të qendrës së sterilizimit pranë Qendërs Spitalore Nënëtereza në Tiranë. Kjo qendër ishte ndërtuar gjatë qeverisë Berisha pas vitit 2011, me një vlerë prej rreth 1 milionë eurosh. Por deri në vitin 2014 qendra nuk u vu në funksion pasi nevojitej trajnim I stafit dhe një investim prej disa qindra mijërash eurosh në vit. Për këtë arsye, ish-drejtuesja e QSUT, më vonë do të bëhej ministër e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, I kërkon Ilir Beqajt vënien në funksion të qendrë së sterilizimit në QSUT, e cila kishte kapacitete për të plotësuar të gjitha nevojat spitalore me mjete kirurgjikale spitalore. Këtë fakt e ka konstatuar dhe gjykata e Posaçme, e cila gjithashtu shprehet se nëse qendra e sterilizimit në qsut do të vihej në funksion, kostoja për 10 vjet do të ishte 10 milionë euro, çka do të thotë se shtetit do t`I kurseheshin direkt së paku 80 milionë euro nga kontrata e konçensionit të sterilizimit.

Gjykata thekson më tej, se edhe pse çdo gjë ishte gati për të kryer procesin e sterilizimit, Ilir Beqja nuk e mori në konsideratë, por urdhëroi vijimin e procedurave të koncesionit për të favorizuar miqtë e tij

Në këtë memo pranohet se Reparti Qendror i Sterilizimit pranë QSUT-së, i ndërtuar është një ide dhe teknologji avangarde për proceset e sterilizimit dhe kapaciteti i llogaritur i këtij reparti mbulon ripërshtatjen e instrumentave kirurgjikale për deri në 60, 000 ndërhyrje kirurgjikale në vit. Kjo do të thotë se i përballonte më së miri nevojat e vendit Qendra e Sterilizimit pranë QSUT-së. Pavarësisht këtij informacioni Ministri i Shëndetësisë z. I.B.në krye të memos ka vendosur shënimin “Dakort! Të vijojmë me procedurat e tjera “Për ngritjen e Komisionit të dhënies së koncesionit”

Shkelja e tretë e rëndë, që lidhet përsëri me kostot, është fakti se komisioni që vlerësoi studimin e fizibilitetit, shfehu të dhënat për numrin e operacioneve që kryheshin në vend dhe sasinë e mjeteve që duhej sterilizuar. Komisioni referoi shifrën e 50 mijë operacioneve në vit, por numri real I operacioneve ishte në rreth 63 mijë të tillë. Kjo fshehje e të dhënave, sillte si pasojë një klauzolë në kontratë, e cila parashikonte se nëse tejkalohej numri prej 50 mijë operacionesh, për çdo set kirurgjikal shtesë autoriteti kontraktor, pra shteti, do t`I paguante konçensionarit një penalitet që shkonte në rreth 40 euro për set.

Gjykata konstaton se me studimin e fizbilitetit të kryer po nga kompania që fitoi koncesionin, u fry qëllimisht kostoja duke përfshirë në koncesion edhe koston e barnave, të cilat nuk ishin pjesë e shërbimit.

Të dhënat e pasqyrave financiare nuk janë përshkruar dhe analizuar në studimin e fizibilitetit. Pra në krahasuesin e sektorit publik është fryrë në mënyrë fiktive kostoja e sterilizimit në masën 56.4%. Në përllogaritjen e ndërhyrjeve kirurgjikale sipas kësaj tabele, në total janë rreth 63 mijë ndërhyrje dhe jo 50 mijë ndërhyrje, siç përmendet nga komisioni i procedurës për dhënien e Konçensionit, në referencën e ndërhyrjeve për vitin 2013.

Në këtë krahasim të bërë të shërbimit për vitin 2013 mbi koston në QSUT, është futur vlera 283, 287, 370 lekë, që rezulton se janë barna dhe materiale mjekësore, që nuk përfshihen në shërbimin e dhënë me Konçension.

Por sikur të mos mjaftonte dëmi mbi 90 milionë euro me nënshkrimin e kontratës koncesionare, Ilir Beqja vijoi favorizimin e kompanisë, duke i vënë në dispozicion kësaj kompanie ambientet e QSUT dhe spitaleve të tjera, ndërkohë që kostoja e ambienteve ishte përcaktuar si shpenzim. E madje dëmi më I madh është shkaktuar nga furnizimi me energjinë elektrike, ku sipas  hetimeve rezulton se ajo iu ngarkua spitaleve, duke I futur në kolaps, edhe pse ky shpenzim duhej paguar po nga Koncesionari

Në pikën 19.5 të Kontratës Konçensionare është parashikuar: “Në qendrat Back-up, përveç qendrës Back-up tek QSUT, Autoriteti i siguron Konçensionarit energji elektrike, uji, avull, vepra civile, impiante etj., me shpenzime në ngarkim të Autoritetit”. Ky parashikim është bërë në kundërshtim me të gjithë dokumentet e kësaj procedure, ku kosto e energjisë elektrike dhe ujit janë përfshirë si kosto e shërbimit të sterilizimit të seteve kirurgjikale, që do të ofrohen nga Konçensionari (i cili paguhet me çmimet e përcaktuara në Kontratë për ҫdo njësi kirurgjikale të sterilizuar).

Kostot e sterilizimit duket se nuk janë fryrë për shkak të kontratës abusive, në një kohë që shteti I kishte të gjitha kapacitetet për të kryer vet një proces të tillë, por duket se Ilir Beqaj I ka lënë hapësirë koncensionarit që të përfitojë maksimalisht nga kjo kontratë.

Një nga shkeljet e rënda, e konstatuar kjo këtë herë nga Kontrolli I Lartë I Shtetit, është dhe TVSH-ja për faturat e koncensionit. Sipas KLSH, shteti shqiptar I paguan rimbursim TVSH-je koncensionit të sterilizimit. Vetëm gjatë vitit 2022 janë angazhuar më shumë se 4 milionë euro TVSH për të paktën dy koncensione, sterilizimin dhe check up, të dy të firmosur nga Ilir Beqaj. Por, sipas Ligjit për Tatimin Mbi Vlerën e shtuar, shërbimet shëndetësore përjashtohen nga pagesa e tvsh. Pra, sipas KLSH as te sterilizimi dhe as te check up, nuk duhet të parashikohej pagesa e TVSH, por në të dy rastet, ministry edhe pse ka qenë në dijeni të ligjit, nuk e ka respektuar atë.

Mirëpo, teksa vetë SPAK I kishte konfirmuar këto shkelje ligjore që në fillim, hezitoi të merrte të pandehur Ilir Beqajn. U desh ndërhyrja e Gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Erion Bani, I cili I kërkoi SPAK që të ngarkonte me përgjegjësi penale Ilir Beqajn si personin kyç të aferës së sterilizimit.

Mirëpo teksa ekspertët kanë qëndrime të ndryshme për vendimmarrjen e SPAK, kjo e fundit u detyrua të reagonte vetëm katër muaj pas masave të sigurisë të vendosura fillimisht për koncensionin. Më 18 nëntor, SPAK Iu drejtuar përsëri GJKKO, këtë herë duke kërkuar që të vendosej masa e sigurisë detyrim paraqitje për Ilir Beqajn. Edhe këtë herë, masa e sigurisë nuk ishte në përputhje me kërkesën e gjykatës, e cila kërkonte që masa më e mirë për shkeljet e Ilir Beqajt do të ishte arresti në burg, por GJKKO thotë se këtë gjë s`mund ta vendos se nuk është në kompetencë të saj, por të SPAK.

Dhe duket se segmentet e caktuara të SPAK, që refuzojnë të vendosin masa sigurie të forta ndaj Ilir Beqajt, ngrenë dyshime edhe në një pikë tjetër të vendimmarrjes së tyre. Veç marrjes të pandehur të Ilir Beqajt, gjykata e posaçme ka kërkuar edhe zgjidhje të kontratës koncensionare,e cila llogaritet se I ka sjellë një dëm financiar shtetit në 100 milionë euro. Në të dy vendimet, Gjykata e Posaçme ka kërkuar që Inspektorati I Lartë I Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të interesit, të nis hetim pasuror dhe njëkohësisht të kërkojë zgjidhje të kontratës koncensionare. Por deri më tani, një gjë e tillë nuk po ndodh madje nga ILDKPKI nuk ka asnjë njoftim publik për zbatimin e vendimit të GJKKO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco