SYRI TV/ AKSHI, 500 mijë euro për sistem elektronik, kur paraplegjikëve u mungon mbështetja minimale

14:12, 05/12/2023
A+ Aa A-

Qeveria Rama vendos të ndihmojë personat me aftësi të kufizuar me modul kompjuterik, ndërkohë që atyre u mungojnë shumë kushte jetike për përditshmërinë e tyre. Qeveria i ka dhënë AKSHI-t rreth 500 mijë euro për një sistem elektronik, që merret me skemat e personave me aftësi të kufizuar.  Kryetari i shoqatës së PAK për Tiranën, Ali Plaka, në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në Syri TV tha se qeveria dhe bashkia nuk po i marrin parasysh problemet e  tyre për mungesën e godinës për shoqatën dhe kushtet e aksesshmërisë në rrugë.

Nga SYRI TV

Qeveria ka vendosur të shpenzojë rreth 500 mijë euro shtesë për një sistem elektronik që regjistron të dhënat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, ndërkohë që gjendja e këtij grupimi shoqëror është tejet e vështirë.

Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar të Tiranës, Ali Plaka, bëri deklarata të forta këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” të Syri Televizion, kur deklaroi se po ata po trajtohen si kafshë nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Plaka u shpreh se nuk ka asnjë kusht për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, as në spitale, as në rrugë, madje dhe një vend ku mblidheshin, bashkia ua kishte prishur natën pa paralajmërin, duke iu hedhur në kosh dhe të gjitha dokumentacionin që ata kishin në kasafortë.

Por, për qeverinë, hallet e përditshme të personave PAK duket se nuk janë në radarin e investimeve të saj.

Përkundrazi, qeveria e Ramës, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka devijuar asistencën financiare për këtë kategori shoqërore shumë vulnerabël tek sistemet kompjuterike dhe platformat dixhitale.

AKSHI ka mbyllur së fundi tenderin me objekt “Ngritja e modulit shtesë për kontrollin dhe menaxhimin e rastit në kuadër të projektit PAK për BB”, për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, me fond limit mbi 50 milionë lekë të reja ose rreth 500 mijë euro.

Ky investim është pjesë e një projekti të qeverisë shqiptare, për të cilën është marrë një kredi nga Banka Botërore.

Sipas dokumentacionit zyrtar, ku projekt synon rritjen e efikasitetit dhe barazinë në akses dhe transparencën e skemave për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Terminologjia e përdorur është shumë e bukur, por aspak funksionale për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët vuajnë mungesën e shërbimeve minimale dhe bazike në përditshmërinë e tyre.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco