Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Mazhoranca kyçet në Zoom, komisionet Parlamentare të gjitha online

Mazhoranca kyçet në Zoom, komisionet Parlamentare të gjitha online

12:48, 05/12/2023
A+ Aa A-

Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentare të zhvillojnë punimet e tyre.

Konkretisht do të mblidhen Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

Të gjitha komisionet do të mbahen "online" për shkak të aksionit të opozitës, e cila është zotuar që të mos lejojë punimet normale në Kuvend.

Opozita ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

Mazhoranca, për të shmangur tensionet me opozitën, prej disa javësh i zhvillon komisionet "online".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco