Mosbindja civile/ Berisha: Ka një revoltë të madhe, strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar

Mosbindja civile/ Berisha: Ka një revoltë të madhe, strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar

12:47, 05/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot nga mediat se kur parashikohet të fillojë revolta, protesta, gjatë konferencës për shtyp.

"Dy momente mund të theksoj, - u përgjigj ai. - Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit. Ky është grusht shteti brenda shtetit.

Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet, " u tha Berisha, gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco