CNA: Inceneratorët, si një histori mafioze?!

CNA: Inceneratorët, si një histori mafioze?!

15:35, 02/12/2023
A+ Aa A-

Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e inceneratorëve mund të jetë një histori mafioze dhe si e tillë SPAK duhet ta hetojë dhe të na tregojë "a është pjesë e ligjit të tij mafia, për të zbërthyer njëherë e mirë një skemë, e cila nuk duhet të përsëritet më në Shqipëri?"

Së pari në historitë mafioze të viteve 80 të Italisë, çfarë bënin. Merrnin paratë e shtetit, i qarkullonin për investime që nuk ekzistonin apo i vidhnin ato.

I vetmi ndryshim me rastin e inceneratorëve është se, nuk kemi ende lidhje apo fakte dhe dyshime se, mund të kenë kryer vepra të tjera kriminale, përveçse, bashkëpunimit, mashtrimit, korrupsionit e të tjera si këto.

Në Itali merreshin paratë e shtetit dhe investimet nuk kryheshin. Atje ka qenë edhe më ashpër pasi përdoreshin për trafik droge apo për të tjera afera mafioze, por në rastin e Shqipërisë jemi përballë një fakti të vetëm.

Janë marrë deri sot, në 6 vite pas firmosjes së kontratës, 60 milionë dollarë apo euro nga shteti dhe inceneratori nuk ekziston. Janë marrë po kaq para afërsisht nga biznesi privat dhe incenerator nuk ka.

A DUHET TË HETOHEN SI NJË HISTORI MAFIOZE 110 MILIONË EUROT QË DUHET TË INVESTOHESHIN PËR INCENERATORIN E TIRANËS?

Pra, a duhet të hetohet për një histori mafioze ku merren 110 milionë euro dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë?

Janë thjesht dhe vetëm 30 milionë euro, pasi kompania deklaron 30 milionë euro, vlera diku tjetër deklarohet 22 milionë euro, si investim dhe asgjë më shumë se kaq.

Ku kanë shkuar 80 milionë euro të tjera? Për çfarë janë përdorur? Për nënkontraktorët, për reklama, për të gënjyer publikun? A mund të quhet një histori mafioze me shtetin shqiptar, kjo e inceneratorëve, ku paguajnë paratë për një kontratë që duhet të kishte vazhduar invetsimin, që në vitin 2017, por kompania pretendon që e ka marrë lejen në 2020-tën, megjithëse e ka shfrytëzuar impiantin dhe ka marrë pagesa që në ditën 0?

Pra, pretendon se lejen e ka marrë në 2020-tën por në fakt në tre vite kjo leje mund të jetë shtyrë me qëllim për shtyrë kohën që të gjendeshin paratë, pasi marrësi i kontratës qe i paracaktuar.

Nga ana tjetër hapet një kompani, e cila nuk dihej se kush ishte fillimisht. Një guackë që nuk dilnin emrat, të cilët filluan të shfaqeshin vetëm pasi shteti shqiptar ndryshoi ligjin. Një guackë në Holandë ku vetëthuhet dhe deklarohet nga hetimet e SPAK-ut se përpjekjet ishin për të fshehur emrin e Klodian Zotos.

MEDIAT E PAGUARA NGA INCENERATORËT, HISTORIA MAFIOZE QË DUHET HETUAR

Nga ana tjetër, ashtu si në historitë mafioze, mediat morën para për të ushtruara propagandë për të gënjyer shqiptarët se sa të mirë ishin inceneratorët dhe vazhdojnë dhe paguhen për të thënë se ishin të mirë dhe për të shpëtuar nga afera një personazh, i cili ishte Mirel Mërtiri që sot ka katandisur me hiç aksione, por ka vetëm besimin e 20 % të aksioneve që ka Ciaffaglione dhe i ka shitur me kusht 80 % të tyre thjesht dhe vetëm për të gjetur financimin dhe përfituesit e 80 % të aksioneve që janë ICARE dhe Presezzi do të siguronin financimin, do të gjenin 100 milionë euro dhe do të merrnin 25 milionë prej tyre. 

Veprim financiar me përfitim 25 milionë euro kompani, të cilat gjejnë financimin e një kontrate koncesionare të dhënë nga qeveria shqiptare dhe shteti këtu nuk ndërhyn.

Pse?

Sepse është gjetur kleçka. Nuk është bërë shitja e plotë e aksioneve, por shitje me kusht por kjo shitje dhe këto para do të përfitohen apo do të merren nga një kontratë koncesionare e qeverisë shqiptare dhe dalin dy biznese private të huaja të cilat do të fitojnë 25 milionë dollarë sepse mirel Mërtiri dhe kompania e tij Geogenix e themeluar nga Klodian Zoto nuk gjetën dot paratë dhe shteti shqiptar bën sehir.

Transaksionet, kontratat e shitjes që bëjnë këto kompani private mbi një kontratë koncesionare të shtetit shqiptar, që sot pas 6 vitesh nuk zbatohet.

Edhe nëse do të marrin 2020 si vit të lejes së ndërtimit sot duhet të ishin investuar sipas kontratës koncesionare mbi 100 milionë euro.

38-42-37 milionë euro çdo vit. Pra janë gati mbi 100 milionë euro që duhet të ishin kryer investimi.

Në fund të vitit të tretë këto nuk janë kryer sipas deklaratës së vetë kompanisë në muajin Prill janë maskimumi 30, tre herë më pak, ndërkohë që ka xhiruar siç e theksuam më lart të ardhura 100 milionë euro

Nga ana tjetër me shitje aksionesh do fitojnë dy kompani të tjera 25 milionë euro vetëm fee sepse kanë disa para diku nëpërmjet një skeme që askush nuk po e heton.

CNA DO TË THELLOJË INVESTIGIMIN

Pa folur dhe për personazhet të cilët CNA do t’i zbërthejë në vijim, të cilët tregojnë se skema ka filluar në Tiranë, si gjeti një zgjidhje për financimin pasi kompania holandeze "Geogenix" e Klodian Zotos që erdhi dhe firmosi kontratën koncesionare nuk i kishte ato para.

Megjithëse, ka dhënë një ofertë dhe ka firmosur një kontratë nuk i ka patur fondet për të bërë investimin ndërkohë që ka përdorur emra kompanish si "Paul Wurth" apo "Energy Recupator" të cilat i plotësonin xhirot e të ardhurave për të bërë një investim si inceneratorit i Tiranës.

Në fakt ato para nuk ishin. Nuk ishin as në vitin 2017 kur u firmos kontrata koncesionare, nuk ishin as në vitin 2020.

Për tu gjetur paratë kompania shiti aksionet duke shpikur aksionerët e fjetur dhe 110 milionë euro që duhet të investioheshin, që duhet t’i kishte kompania nëpërmjet kësaj kontrate koncesionare, kontratë që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë përfitojnë 25 milionë euro dy kompani të tjera private ndërsa kokat e inceneratorëve janë të lirë kurse zyrtarët e përfshirë në korrupsion mbrohen dhe ende çështja nuk ka shkuar deri në fund, përfshirë këtu edhe skandalin e prokurorëve që janë përfshirë në hetime apo kanë vonuar këto të fundit./ CNA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco