Argita Malltezi: Kam qenë gjithmonë pjesë aktive e PD! Thelbi i fjalës time është që kushdo duhet të reagojë

14:55, 02/12/2023
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e kreut demokrat, Sali Berisha, foli për mediat edhe jashtë sallës ku po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD.

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit kur fola për pjesëmarrjen time në politikë.

Situata ka veçantinë e saj dhe kjo nuk mohohet dhe kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë format në Kuvendin e PD.

Kuvendet e PD i kam ndjekur gjithmonë kur kam qenë në Shqipëri dhe kur ka qenë situata normale, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë protestat.

Kështu që asgjë nuk është e veçantë në këtë sens.

Kuptohet që fjala ka veçanti sepse e tillë është situata.

Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD.

Nuk kam asnjë ambicie për më shumë. Sepse këtu nuk është çështje të kesh ambiciepër më shumë, këtu është çështja të bësh atë që duhet të bësh.

Dhe thelbi i asaj që shpresoj shumë ta kem përçuar me fjalën time është që kushdo duhet të reagojë.

Nëse ka një të keqe që vjen, ajo është e keqja që vjen butësisht, keqësisht, kur ti mendon se nuk duhet të reagosh se është një gjë e vogël dhe banale.

Por në fakt e keqja bëhet imponuese pikërisht kur di e ke neglizhuar.

Kështu që kjo është situata,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco