Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

'Ecën përpara drejt bregut nga e sulmojnë': Ja si e prezantoi Bylykbashi, Rezolutën e Partisë Demokratike

14:17, 02/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bykylkbashi, ka qenë ai që ka paraqitur për miratim sot para Kuvendit Kombëtar të PD, Rezolutën e Partisë Demokratike, me anë të së cilës, Partia Demokratike e Shqipërisë miraton si doktrinën e saj, dokumentin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme.

Në fjalën e tij, Bylykbashi solli në vëmendje një moment kyç të rrugës që zgjodhi në jetë.

"Dy vjet më parë, - tregoi ai, -  kur një diplomate e lartë, menjeherë pas 9 shtatorit, më pyeti cilën rrugë do të ndiqja, përgjigja ime qe kjo:

"Kur një ushtri kalon lumin dhe e sulmojnë, ka tre opsione: 1. Humbet toruan dhe bllokohet në mes të lumit. Gjysma vritet e gjysma mbytet. 2. Tërhiqet pas. Gjysma vriten e gjysma shpëton por betejn e humb. 3. Ecën përpara drejt bregut nga e sulmojnë. Shanset jane 50% vriten e 50% fiton. Une zgjedh ketë të fundit sepse është e vetmja mundësi për të fituar "- iu përgjigja.

Këtë pergjigje keni zgjedhur para dy vitesh të gjithë ju, shumica dërrmuese e demokratëve dhe shumica dërrmuese e votuesve opozitarë. Këtë zgjedhje bëjmë edhe sot. Nuk ka kthim pas!

Në këtë rrugëtim, me statutin e 11 dhjetorit 2021 vendosëm parime që demokratizojnë PD duke forcuar organet kolegjiale. Kemi ende rrugë përpara për të bashkuar demokratët e thjeshtë me votë, koherencë e qartësi parimesh. Kam nderin të paraqes para jush për miratim rezolutën e Kuvendit Kombëtar."

LEXO ME SHUME: REZOLUTA E KUVENDIT KOMBËTAR: Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco