Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Vrasja në Laknas, kanali i harruar i Rakip Sulit futi në konflikt banorët

Vrasja në Laknas, kanali i harruar i Rakip Sulit futi në konflikt banorët

12:01, 01/12/2023
A+ Aa A-

Pasditen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një krim i rëndë ku 70-vjeçari Maliq Marku vrau me armë zjarri pistoletë fqinjin e tij, Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç dhe plagosi fqinjin tjetër, Besim Keça, rreth 50 vjeç.

Shkaku i krimit ishte banal, ku fqinjët ishin futur në konflikt mes tyre për shkak të kanalizimit të ujërave të zeza.

Pak kohë më parë, banorët e Laknasit kishin mbledhur lekët për ta ndërtuar vetë kanalizimet e ujërave të zeza, ndërkohë që Maliq Marku ndodhej në Angli dhe nuk kishte kontribuar. Ai ishte kthyer rreth një javë më parë dhe kishte shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza.

Por, teksa Ujësjellësi ka shkuar për të bërë piketimin, dy fqinjët e Maliq Markut, Shefqet Hasa dhe Besim Keça kanë shkuar dhe e kanë ndaluar, duke pretenduar se nuk mund t’i nxirrte ujërat e zeza aty, kur ai nuk ishte kontribuar.

Por, a mund të ishte parandaluar krimi në Laknas dhe ku qëndron faji i Bashkisë së Kamzës?

Së pari, a nuk është detyrë e pushtetit lokal për të investuar gjërat më bazike për qytetarët e saj, ku një prej tyre është dhe ndërtimi kanalizimit të ujërave të zeza? Pse banorët duhet ta ndërtonin me lekët e tyre, kur atë duhet ta kishte ndërtuar Bashkia e Kamzës?

Kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Laknas, pasi në shumë zona të Kamzës qytetarët kanë kontribuar me lekët e tyre për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, pasi Bashkia e Kamzës i ka lënë në harresë.

Pra, nëse kanalin e ujërave të zeza do e ndërtonte Bashkia e Kamzës në Laknas, as konflikti mes fqinjëve nuk do të kishte ndodhur dhe as vrasja pasditen e djeshme.

Si ndodhi krimi?

Gjatë debatit për kanalin e ujërave të zeza, në gjaknxehtësi e sipër, 70-vjeçari Maliq Markui ka shkuar në banesën e tij ka marrë pistoletën dhe ka shkuar duke qëlluar ndaj fqinjëve dhe duke e lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej tyre.

Ndaj trupit të Shefqet Hasës, i cili ndërroi jetë në vend u zbrazën katër plumba, ndërsa Besim Keça i cili mbeti i plagosur ka marrë dy plumba, një në bark dhe një në këmbë. Në momentin e të shtënave, në afërsi të lagjes ka qenë polici i zonës i cili pasi ka dëgjuar krismat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, të cilin e ka marrë me makinë. Pak më tutje, ai ka gjetur të vdekur dhe Shefqet Hasën.

Pas kryerjes së krimit, autori Maliq Marku ka hyrë në banesë, por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Policia ka sekuestruar dhe armën e krimit.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Maliq Marku është shfaqur i penduar për krimin e kryer, teksa sipas tij, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt nga gjaknxehtësia. Ai ka pretenduar se fqinjët e kanë ofenduar dhe se ndaj tyre ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur./Boldnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco