Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Berisha: Rama meriton t’i përgjigjemi me gjithë forcën, ta bllokojmë në çdo hallkë të funksionimit të tij

Berisha: Rama meriton t’i përgjigjemi me gjithë forcën, ta bllokojmë në çdo hallkë të funksionimit të tij

18:59, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje për t’i shpallur luftë totale diktaturës së instaluar nga Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama meriton një përgjigje me të gjithë forcën, duke e bllokuar në çdo hallkë të funksionimit të tij.

Berisha: Kamza ka një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë. Beteja pa kthim do të thotë mosbindje civile.

Ai, i cili dhunon çdo të drejtë tonën, meriton t’i përgjigjemi me gjithë forcën, ta bllokojmë në çdo hallkë të funksionimit të tij.

Kjo kërkon t’i shpallim luftë totale diktaturës, kjo kërkon të ngrihemi me guxim. Ai na ka shpallur ne luftë, ai kërkon të na zhdukë identitetin tonë, ai mohon të drejtat tona, ai ka marrë në dorë një nga një të gjitha pushtetet.

Çfarë presim ne më shumë? Ne të gjithë në betejë.

Ne e nisëm betejën në parlament dhe ju e patë se ajo pati sukseset e para. Ju garantoj se ai sukses i parlamentit do të shumëfishohet, kur të ngrihet Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Nuk duhet të ngurojmë, duhet të nisim sa më shpejt betejën. Sepse çdo muaj që kalon, më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër bëhemi.

Ai ka hedhur dorashkën, ka bërë gjithçka kundër nesh, tani është radha jonë.

Tani koha është të mbrojmë votën. Me Edi Ramën nuk votohet.

Në qoftë se ne duam t’i rikthejmë Shqipërisë pluralizmin, në qoftë se ne duam që të bëjmë Shqipërinë një vend shprese, të rikthejmë liritë tona, të drejtat tona, koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi, t’i përvishemi kësaj diktaturë.

Ju garantoj ju se forcë në botë që të në ndajë ne nga fitorja, nuk ka dhe nuk do ketë.

Thirrja për ju është, të ngriheni në nivelin e rolit të jashtëzakonshëm që keni ju në këtë betejë. Sepse nuk është një betejë e lehtë. Ne nuk e marrim të tillë.

Por është një betejë e shenjtë, është një mision, të përmbysësh një diktaturë, është misioni i të gjitha misioneve.

Rrëzoi një nga një të gjithë arritjet tona gjatë këtyre 10 viteve, gjithçka bëhet për pushtetin dhe pasurimin e tij.

Nuk do të hetohet, del para jush e thotë: çfarë ka, unë me atë avion udhëtoj për punë, gënjen, gënjen, gënjen!

Ai me atë avion, në dy vite me 140 udhëtime, ka shpenzuar 22 milionë euro. Hajde hetohu, t’i nxjerrim faturat, sa të ka kushtuar fluturimi, sa të ka kushtuar parkimi, sa të kanë kushtuar të gjitha shpenzimet. Nuk e bën dot, nuk pranon komisionin.

Nuk pranon komisionin për sterilizimin. A e dini ju se procedura e sterilizimit, sipas KLSH, ka rritur 83 herë çmimin e sterilizimit? E ka rritur, e ka bërë 4 herë më të lartë se në Gjermani.

Këto akte nuk mund të kalojnë pa u hetuar, pa u paraqitur para jush. Ai nuk pranon, duhet t’ia imponojmë.

Koha sot na thërret më shumë se kurrë. Kjo betejë kërkon guxim, kjo është betejë e guximtarëve.

Unë e kuptoj që do keni njerëz përreth jush që ju thonë se nuk mund të angazhohen. Nuk ka gjë, se ai akoma është i trembur. Por ti si guximtar me shembullin tënd, të garantoj se atë dhe shumë të tjerë do i frymëzosh dhe lëvizja jonë, beteja jonë pa kthim do ecë e sigurt drejt fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco