Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Shqiptarë emigrantë, 'eksploratorë'?! Gurra: Lulin s'e ndan dot më nga Rama në gomarllëqet që bëjnë!

Shqiptarë emigrantë, 'eksploratorë'?! Gurra: Lulin s'e ndan dot më nga Rama në gomarllëqet që bëjnë!

12:03, 30/11/2023
A+ Aa A-

Thënia lapidare e Lulzim Bashës se “nuk duhet të trembemi nga fakti që një pjesë e rinisë do të eksplorojë botën, do të eksplorojë Evropën”, ka krijuar huti në politikën shqiptare dhe në media, sepse shënoi një kërcim të fortë dhe të papandehur të tij në prehrin e Edi Ramës. Por kryeredaktori i portalit Syri.net, z. Hysni Gurra, gjykon se Lulzim Basha nuk është budalla në këtë që thotë, sepse ai, i mbetur pa elektorat, nuk po rezervohet më, nuk po ruhet më, pasi ka dalë i qartë bashkëpunimi i tij me Edi Ramën.

I ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, së bashku me deputetin e PD, Saimir Korreshi, zotit Gurra iu drejtua që në krye e njëjta pyetje:

Flavio: Z. Gurra, nëse e sheh ngushtësisht atë që Basha thotë sot, duket pak budalla, por nëse e sheh në një kontekst politik të shtrirë në kohë, kur sigurisht shpopullimi i Shqipërisë ka qenë pjesë e axhendës politike të opozitës, duket një shejtan-budalla.

Gurra: Patjetër që s’është budalla! Nuk është aq budalla sa mund ta mendojnë njerëzit. Dhe, një koinçidencë interesante sot: Herën e fundit që kam qenë këtu me zotin Korreshi, ai mbronte pozicionin që “Basha është një lider i madh” e kështu... Shyqyr Zotit që ka ndryshuar edhe kjo!

Korreshi: Tani, tek kjo pjesë e reklamës, unë s’kam thënë ndonjëherë që zoti Basha është lider i madh! Të sfidoj! Te kjo të sfidoj(qesh), se asnjëherë nuk kam thënë për një njeri që është lider i madh...

Gurra: Megjithatë, që kur u bë Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike e deri në Kuvendin e 11 Dhjetorit, kanë ikur nga Shqipëria mbi 700 mijë shqiptarë dhe një nga autorët ose për mua, autori kryesor pse kanë ikur kaq shumë shqiptarë është Lulzim Basha, sepse vrau shpresën tek shqiptarët .

Lulzim Basha bëri atë që s’e ka bërë asnjë opozitë në Shqipëri: vrau shpresë! Shqiptarët nuk shihnin shpresë. Pse ka ikur shtresa e mesme, pse kanë ikur mësuesit siç tregoi z.Korreshi?! Ikin, sepse nuk kanë një shpresë që do të vijë Basha, do të bëhet më mirë ... Ose ato falsitetetet që ka bërë Luli në 2021-ishin kur  i kapte prej dore “mos ikni se do të bëhet më mirë” e të gjitha me radhë. Pra, ai është një nga autorët së bashku me Edi Ramën, po ata nuk i ndan dot më tani se cili ka primatin për gomarllëqet që bëjnë. Ndërsa, për udhëheqjen, dihet që është Edi Rama udhëheqësi dhe Luli ka qenë patericë e tij.

Flavio:  Janë bërë palë po thoni, për të shpopulluar vendin dhe për ta lënë pa opozitë?

Gurra: Pa diskutim! Ka qenë një projekt që njeri e vriste shpresën, tjetri nuk e ofronte, nuk e linte në horizont të dukej fare dhe sigurisht që Lulit sot nuk i bën përshtypje që njerëzit ikin.

Nuk i bën përshtypje, nuk i intereson, e para njëherë, sepse atij nuk i duhen njerëzit, se nuk ka elektorat, nuk kërkon njerëz për vota. Në fund fare, një politikan, po t’i shohësh politikanët në Shqipëri, nuk e shajnë popullin asnjëherë . Kjo është një filozofi “marksiste” në fakt që populli s’ka faj... e vetëm mirë thonë për popullin , po atij nuk i duhet më sot, se Luli vetë thoshte “populli, populli”, e lavdëronte popullin dhe tani nuk i duhet më. Këtu është “budalla”, tek kjo pjesë është budalla. “Nuk më duhet më” - dhe flet lirshëm tani, nuk rezervohet më, nuk ruhet, se është i qartë bashkëpunimi i Lulit me Ramën.

Ju e patë: opozita bënte betejë në parlament , Luli me nja dy- tre deputetë të tjerë nuk shkonin fare dhe nëpër media kërkonin amendime, të kalonin qetësisht, siç kishte kaluar Buxheti në 10 vitet e fundit, kërkonin të kalonte dhe këtë herë. “Shejtan budalla” është një fjalë shumë përkëdhelëse për Lulin, por nuk ka tjetër që mund t’i vendosësh”, vërejti Gurra./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e Kafe Shqeto në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco