VIDEO/ Shehaj: Si e mori lejen e ndërtimit Karlo Bollino, kur nuk kishte pronësinë e tokës?

22:25, 29/11/2023
A+ Aa A-

Duke diskutuar se si ‘Karlo Bollino u bë komshi me Begeajt’ në Task Forcë me Sonila Meçon në SYRI TV, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka analizuar disa prej hapave se si e mori tokën dhe lejen e ndërtimit Karlo Bollino për të ngritur televizionin e tij.

Shehaj u shpreh se, këto janë veprime të jashtëligjshme.

‘Ajo çfarë mund të shërbejë si një bazë fort e mirë dhe për tu goditur këto akte tek prokuroria jonë e posaçme e cila ka arritur në atë iluminin personal, ku gjykon ligjet e jo më Vendimet e Këshillit të Ministrave.

Pra ndryshimet ligjore janë të mira apo jo, ky rast do të ishte dy ditë punë për këta prokurorë dhe me këto standarde që ata kanë krijuar. Që të mos lodhen ata fare, besoj se ky emision do ti ndihmojnë për të shtuar edhe disa akuza të tjera.

Ngelemi tek momenti i parë. U mor me vendim të Këshillit të Ministrave, 1 euro kontratë, për rikonstruksion dhe investim 2 mln dollarë. Akti që shikojmë, i radhës, është miratimi i lejes së ndërtimit në janar.

Pra që një leje ndërtimi që të miratohet dhe të kalohet në janar, presupozohet që ky zotëria të ketë dërguar një dosje nga nëntor-dhjetori, sepse ka një procedurë. Dhe prokuroria u habit se pse Jamarbër Malltezi e mori për dy vjet privatizimin, por këtu po dalim që i kanë bërë për disa ditë.

U mor leja në janar, por cila leje? Kur ti aplikon për leje, një subjekt duhet të jetë pronar. Kush ja dha pronësinë Karlo Bollinos. Po flasim se në ato momente, Bollino kishte me qira tokën dhe godinat. Ai kishte me qira vetëm katin e parë të godinës së madhe që ishte me bazë gati 900 metra katrorë.

Çfarë leje ndërtimi mori, si ja dhanë. Me çfarë plan biznesi ja dhanë këta lejen e ndërtimit. Ja miratuan lejen e ndërtimit.

Pikëpyetja që kam unë, po të shohësh lejen e ndërtimit, subjekti zhvillues është MTSC-ja. Kjo godinë, prona, kush është pronari i saj? Jemi ne shteti, apo Karlo.

Duke qenë se herën e parë kishin nxituar si shumë, në datën 10 shkurt Karlo i bën një kërkesë ministrisë dhe kësaj shoqërisë, që më jepni dhe katin e dytë të godinës. Pra në datën 10 e kërkon Karlo, në datë 12 kjo ndërmarrja ja dërgon ministrisë me propozim pozitiv, në 19 del VKM. Pra 7 ditë.

Në minimale çdo VKM që bëhet i dërgohet të gjitha ministrive për mendim’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco