Komuniteti Shqiptar në Amerikë ka nderuar me çmimin e mirënjohjes Richard Grenell

21:41, 29/11/2023
A+ Aa A-

Si çdo vit, në Nju Jork është organizuar “Nëntori Shqiptar” për nder të Shqipërisë dhe të Festës së Pavarësisë. Gjatë ceremonisë, Komuniteti Shqiptar në Amerikë ka nderuar me çmimin e mirënjohjes Richard Grenell, i dërguar posaçëm i presidentin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi .

Ai është vlerësuar me këtë çmim mirënjohje nga shqiptarët në New York për shkak të mbështjes që ai ka dhënë ndër vite dhe vijo të japë edhe për situatën në Kosovë.

Grenell, diplomat për Ballkanin Perëndimor, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës.Ai ka pasur influencë dhe ka udhëzuar fort qasjen e dialogut Kosovë-Serbi si edhe ka promovuar rajonin në arenën e investimeve të huaja.

Grenell është prej atyre amerikanëve që e duan vendin tonë dhe është një ambasador në rrethet e veta të influencës. Richard Grenell është ende i angazhuar me politikë dhe vazhdon përpjekjet dhe thirrjet e veta ndaj qeverisë amerikane, që t'i japin Shqipërisë vëmendjen që meriton.

Gjithashtu, ai ende kontribuon për promovimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit si një rajon i favorshëm ekonomik. ‘Do të doja që ju të raportonit se atëherë kur unë thashë se ne nuk do të kishim një luftë në Ukrainë apo luftën në Izrael, dhe do të kishim normalizim ekonomik dhe paqe në Ballkan nëse Donald Trump do të ishte ende president- tha Richard Grennelle.

Fjalimi i tij u përshëndet dhe u duartrokit nga turma e shqiptareve duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen ndaj tij për kontributin e bërë për paqen dhe stabilitetin ne rajon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco