VIDEO/ Koka: Rama i ka dërguar mandatin një media kombëtare për të liruar zyrat

21:19, 29/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin TaskForce në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të folur mbi aferat e qeverisë me mediat që i shërbejnë asaj ishte gazetari, Bledian Koka.

Koka është shprehur se Rama i ka dërguar mandatin e lirimit të ambienteve një televizioni kombëtar ndërsa Bolino po shijon të mirat që ja mundëson Rama.

"E njëjta qeveri e cila sot po darovit një aktor mediatik po e njëjta ka një javë që i ka çuar mandatin e përzënies nga ambientet publike një media kombëtare që nuk e ka në rreshtin e vet dhe e ka shpallur nongrata duke i ka çuar urdhrin për ta liruar ambientin, ku ndryshe nga rasti i Bolinos, ajo media nuk ka ndërtuar në atë pronë.

Shikojeni standardin, nëse ti rreshtohesh me propagandën e tij ti jo vetëm që nuk sulmohesh por darovitesh me ligje speciale me ndërtesa dhe toka dhe në momentin që ti i lëviz Ramës nga objektivi që ka ai të sjellë letrat dhe të detyron të largohesh nga aty.

Ai që më dhemb mua është sot 120 milionë euro që i janë bërë dëm shtetit me rastin e ‘Agon Channel’ në këtë rast nuk kemi pretendime të tilla por kemi pasqyrën që shohim për miklimin korruptimin dhe miklimin e medias nga presione në korrupsion, ose shkopin ose karrotën."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco