VIDEO/ Shtuni: Siguria e Europës është pashmangshmërisht e lidhur me sigurinë e Ballkanit

19:44, 29/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin  e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko npër të diskutuar mbi vizitën e Stontenberg në Ballkan ishte eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni.

Shtuni është shprehur se Stoltenberg e tha se siguria e Ballkanit është esenciale për sigurinë e Europës dhe ishte i qartë sa i përket ushtrisë së Serbisë që u dislokua afër Kosovës

"Duhet të kemi të qartë se siguria e Europës është pashmangshmërisht me sigurinë e Ballkanit, kjo jo vetëm kur flasim për konfliktet e mundshme dhe të rizgjuara por edhe me konfliktet që janë aktuale si ato të terrorizmit, emigrantëve të paligjshëm dhe krimi i organizuar që e prekin Europën nga afër. Stoltenberg e tha se siguria e Ballkanit është esenciale për sigurinë e Europës dhe ishte i qartë sa i përket ushtrisë së Serbisë që u dislokua afër Kosovës.

Vuçiç ka zgjedhje elektorale dhe fjala e tij në takimin me Stoltenbergun u shpreh se nuk i merr kujt leje sa i përket se ku i dislokon ushtarët e tij dhe kjo është në vijim të zgjedhjeve pasi kërkon të duket i trimëruar dhe një aventurë e ndërmarrë nga ai do të kishte pasoja shumë të rënda pasoja të cilat vendi i tij e ka përjetuar në 1999 nga sulmi i NATO-s por gjasat janë të larat që të ketë destabilizim hibrid me përplasje të një intensiteti të ulët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco