Berisha: Kuvendi Kombëtar do të përcaktojë qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike

Berisha: Kuvendi Kombëtar do të përcaktojë qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike

18:25, 29/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD-së në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se, në Kuvendin Kombëtar do të diskutohet për të përcaktuar qëndrimet në betejën jetike të nisur, për demokracinë në Shqipëri.

‘Kuvendi Kombëtar pra mblidhet në këtë situatë, për të përcaktuar qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

‘Kjo qëndresë që bëjnë 43 deputetë, në emër të qytetarëve që përfaqësojnë, kjo qëndresë, me të njëjtën forcë, me të njëjtin qëllim, bllokimin e një pushteti të paligjshëm, bllokimin e një pushteti të paligjshëm në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo hallkë të tij, është detyra jonë më imediate.

Ua them ju këtu dhe ua them të gjithë demokratëve, të gjithë shqiptarëve, pas Enver Hoxhës nuk kemi pasur kurrë një armik kaq të egër të pluralizmit politik, të sovranitetit të brendshëm të vendit.

Një armik që pasi ka marrë, siç e dini ju, të gjitha pushtetet, tani shtriu dorën e tij në zemër të marrë edhe pushtetin e fundit që nuk kishte marrë, pushtetin e opozitës. Apo që e kishte de facto, por i doli jashtë kontrollit, pushtetin e opozitës.

Ato për çka luftojmë ne në parlament, janë një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit.

Çfarë është grushti i shtetit brenda shtetit? Është kur një degë e pushtetit merr pushtetin e degëve të tjera.

Po këtu nuk po diskutohet se ky ka marrë pushtetin e presidentit, se as që ekziston ai. Ka marrë pushtetin e gjyqësorit, as që diskutohet kjo. Ka marrë të gjitha pushtetet, por në fund ky u vërsul kundër opozitës, të asgjësojë opozitën për pushtetin e tij.

Edhe njëherë, të drejtat kushtetuese në Kushtetutë për deputetët, nuk janë personale të tyret, janë të drejta të parlamentit, të tempullit, të institucionit qendror në një republikë parlamentare.

Pra, jemi në kushtet kur ky nuk e lejon parlamentin të ngrejë komisione hetimore parlamentare. Të ushtrojë apo të ushtrohet sovraniteti i qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre.

Ky i cakton opozitës se cilin do ketë përfaqësues në komisionet e parlamentit. Ky i fut në sirtar të gjitha nismat legjislative të deputetëve të opozitës.

Ky u kufizon lirisë, i heq lirinë kryetarit të PD, me gjykatës mercenarë, duke marrë kështu pushtetin e Kushtetutës për qëllimet e tij.

Pra, jemi në një situatë që nuk ka ekzistuar kurrë që nga viti 1990 gjer sot.

Ka një rikthim të plotë të diktaturës, kësaj radhe kjo jo me ideologji marksiste-leniniste, por kësaj radhe me bandat. Kush ia numëroi votat Shkodrës, Mamurrasit, Lezhës, Durrësit, Elbasanit, Lushnjes e me radhë?

Kuvendi Kombëtar pra mblidhet në këtë situatë, për të përcaktuar qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit’, theksoi gjatë fjalës së tij kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit në selinë blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco