Vasili: Sot me Belerin, dje me Ndrekon e Qarkut të Fierit, Rama mbetet gangrena e integrimit ne BE

Vasili: Sot me Belerin, dje me Ndrekon e Qarkut të Fierit, Rama mbetet gangrena e integrimit ne BE

17:19, 29/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Sot çështja Beleri është përkthyer ne një pengese për integrimin europian dhe konkretisht procesin e anëtarësimit ne Bashkimin Europian.

Veto e Greqisë është një pengese krejt e kapërcyeshme me lejimin e Belerit qe ai te beje betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkise se Himarës.

Ky betim i Belerit nuk pengon aspak vazhdimin e procesit gjyqësor pikërisht njelloj si edhr per Kryetaret e Bashkive te Edi Rames, te cilet vazhdojne punen si kryetare bashkie megjithse jane te akuzuar njelloj si Beleri.

Por Rama nuk e do dhe pengon vazhdimisht anëtarësimin ne BE.

Ashtu si dhjete vite me pare kur ai vetëm për te zgjedhur siç donte vete Kryetarin e Këshillit te Qarkut te Fierit bllokoi, për me shume se tre vjet, tre ligjet qe përbenin detyrim per marrjen e statusit te vendit kandidat për ne BE edhe sot po bën te njëjtën gjë me një sebep te ri.

Ne çdo kohe Edi Rama me qellim dhe sipas një strategjie te qarte bllokuese krijon ngjarje, qe pengojnë integrimin ne Europe te Shqipërisë.

Rasti Beleri është njëlloj si Vangjel Ndreko kandidati per kryetar këshilli për Qarkun e Fierit, qe te dy rastet te përbashkët kane Edi Ramen si bllokues recidivat.

Dikur para dhjete vitesh per shkak te Edi Rames qe donte te zgjidhte me pahir nje kryetar te Qarkut e Fierit, Shqipëria humbi qindra miliona euro ndihme europiane për shkak te bllokimit te tre ligjeve.

Sot çështja Beleri bën qe për shkak te Edi Rames Shqipëria te bllokohet serish ne nje moment shumë të rëndësishem në rrugën për anëtarësim ne BE.

Mbasi u humben vite me radhe për hapjen e Negociatave për anëtarësim ne BE, për shkak te Tete kushteve, qe Rama nuk i plotësonte qëllimisht e qe lidheshin me zgjedhjet e lira korrupsionin reformën ne drejtësi, hetimin e dosjeve 184 dhe 339, serish sot Rama vendos pengesën e radhës për integrimin.

Problemi i vetëm pra është Edi Rama, as Greqia dhe as Beleri.

Nga Qarku i Fierit tek Beleri gangrena e integrimit te Shqipërisë ne BE është dhe mbetet Edi Rama!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco