Nën hetim nga SPAK, Veliaj e përfshin në koncert

Nën hetim nga SPAK, Veliaj e përfshin në koncert

16:04, 29/11/2023
A+ Aa A-

Hetimet dhe aksioni i fundit i SPAK ka vënë në pranga disa persona që organizonin trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të europës.

Në përgjimet e kapura nga SPAK ishin edhe emra këngëtarësh të njohur që kishin lidhje dashurie me bosët e kokainës e ndër to ishte dhe këngëtarja, Elvana Gjata ku së fundmi është nën hetim për pastrim parash.

Por kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i njohur si koka e inceneratorëve ka vendosur që të mbajë një koncert ku nuk mungon dhe Elvana Gjata. Nuk e dimë akoma nëse ky është një karshillik i hapur që Veliaj i bën SPAK apo thjeshtë vjedhja e radhës e parave të taksapaguesve të Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco