Kërkesa e azilkërkuesve që do të strehohen në Shqipëri do të shqyrtohen përmes videokonferencave nga Shëngjini e Gjadri

Kërkesa e azilkërkuesve që do të strehohen në Shqipëri do të shqyrtohen përmes videokonferencave nga Shëngjini e Gjadri

15:50, 29/11/2023
A+ Aa A-

Afati kohor 28 ditë apo 18 muaj, një nga pikat më të diskutuara në Paktin mes Ramës e Melonit mbi strehimin e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin, duket se është dhe një nga cështjet që ka marrë vëmendje nga ekspertët e qeverisë italiane duke vonuar dhe prezantimin e draft ligjit përkatës, shkruan La Repubblica.

Kosto e lartë, burokraci e gjatë e cështje të komplikuara organizative, kanë çuar qeverinë Meloni të marrë në konsideratë vendimin e audicioneve përmes video konference për emigrantët që do të strehohen në dy kampet e emigrantëve në Shqipëri.

Me shumë gjasa qeveria Meloni e cila po punon për hartimin e draft ligjit mbi bazën e protokollit të nënshkuar në Romë mes Ramës e Melonit e që shumë shpejt pritet të merret në shqyrtim nga dy dhomat e Parlamentit italian, ka kuptuar se komisionet që ekzaminojnë kërkesat e azilkërkuesve mund të jenë të kushtueshme e të kërkojnë kohë shumë për spostimet e avokatëve, juristëve, ekspertëve të prefektuarës e forcave të frendit që do të shqyrtojnë rast për rast kërkesat e emigrantëe.

Pra përballë një telekamere që lidh Shqipërinë me Italinë emigrantët do të merren në dëgjesë nga komisionet e azilit e që do të jenë vendimtare për qëndrimin o jo të tyre më pas, në teritorin europian.

Janë mediat italiane që përcjellin këtë informacion duke shtuar se mund të jetë ky "një vendim penalizues për emigrantët e shpëtuar në det e që anijet ushtarake italiane do t'i shoqërojnë më pas në dy qëndrat e strehimt të ngritura në Shqipëri, operative prej pranverës së 2024.

Përktheu: Alba Kepi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco