Shehu: Z. Mitsotakis, ‘frenim’ integrimit, shërbim për Ramën

Shehu: Z. Mitsotakis, ‘frenim’ integrimit, shërbim për Ramën

20:02, 27/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të Mitsotakis sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE.

Shehu është shprehur se Rama nuk e dëshiron integrimin e Shqipërisë në BE dhe se tensionet me Greqinë po i bën qëllimisht për ta bllokuar procesin.

Postimi:

Z. Mitsotakis, “frenimi” integrimit, shërbim për Ramën!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i imponohet atij.

Sepse autokratët e regjimet nuk kanë “jetëgjatësi" në BE e Perëndim.

Vendi, shtëpia, ambjenti i tyre është Lindja.

Por kjo është në kundërshtim të plotë me interesat e Shqipërisë, shqiptarëve, Greqisë, rajonit e Europës.

Greqia mike, anëtare e BE, djepi historik i demokracisë, për këto e shumë arsye të tjera nuk duhet të bllokojë integrimin e vendit tonë.

Sepse në këtë mënyrë do të afektohet negativisht edhe mbështetja e Greqisë në 30 vite ndaj procesit të integrimit e zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

Fatkeqësisht Rama tashmë ka çuar qëllimisht, artificialisht në pikën më të ulët historike marrëdhëniet shumë të mira, që kanë ekzistuar në vite me Greqinë.

 Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe deputeti Tritan Shehu

Artificialisht u krijua çështja Beleri e mbahet si një ngrehinë në kundërshtim me parimet europiane, kushtetuese, të drejtën e prezumimit të pafajësisë, përderisa të ketë një vendim të formës së prerë.

Ky, i dashur Kiriakos është një “simptom” negativ i nivelit të përgjithshëm të demokracisë te ne.

Por ndalimi i integrimit veçse do keqësojë realitetin tonë.

Ndërsa afrimi me Europën, prezenca me presionin e saj, mund të ndihmojnë në zhvillimet tona demokratike.

Ndryshe “erërat” lindore do të fryjnë edhe më fort në këtë pjesë të Ballkanit.

Sot Rama pret me kënaqësi të “fajësojë” Greqinë për ecurinë “calamane” të Shqipërisë drejt Europës.

 

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe deputeti Tritan Shehu

Për të justifikuar mos përmbushjen e degradimin e standarteve, mungesën e vullnetit të tij.

Prandaj ju Z. Mitsotakis, si një demokrat e mik i Shqipërisë që jeni, nuk duhet të bëheni pre e “kurthit”, ku Rama kërkon t’ju fusë ju, Greqinë, Shqipërinë e Brukselin.

Mendoj se ka të tjera instrumenta efikase që ju, BE, partnerët tanë duhet të përdorini me forcë për të ndihmuar në “drejtimin” e demokracisë së deformuar shqiptare.

Prandaj mos e pengoni procesin tonë të integrimit e veproni ashtu si ju, babai juaj, Greqia, ka vepruar në të gjitha këto vite.

Në mbështetjen tonë, të integrimit tonë, për demokracinë tonë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco