VIDEO/ Njerëzit të braktisur nëpër rrugë, Balluku tallet: Qëndroni brenda, ka stuhi

VIDEO/ Njerëzit të braktisur nëpër rrugë, Balluku tallet: Qëndroni brenda, ka stuhi

19:24, 25/11/2023
A+ Aa A-

Rruga e Arbrit është bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve të borës, ndërsa dhjetra makina raportohet se kanë mbetur të izoluara prej orësh.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shfaqur në terren, në afërsi të Xibrit ku thotë se borëpastrueset po punojnë, por e kanë të pamundur ta zhbllokojnë rrugën për shkak të stuhisë së borës.

Ajo i ka bërë thirrje shoferëve të evitojnë lëvizjet me makinë, ndërsa tha se disa zona në Dibër kanë mbetur pa energji elektrike pasi janë dëmtuar rreth 24 fidera.

"Eshtë e pamundur të hapet rruga për shkak të stuhisë. Stuhia do të vazhdojë deri në orën 7 pasdite. Këtu ndodhemi në zonën Xibrit, sapo arrijmë një shkallën e Tuajnit, aty ka një stuhi dhe makinat janë të bllokura. Rreth 24 fidera kanë pësuar avari. Sa të dalin skuadrat në terren, po presim të qetësohet stuhia pasi nuk mund t'u rrezikojmë jetën", u shpreh Balluku.

Vlen te kujtohet se nje vit me pare, per te plotesuar propaganden e saj, Balluku u ngjit edhe ne nje borepastruese, per te treguar se shteti ishte ne pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco