VIDEO/ Retro Albania mes absurditeteve dhe diktatit të Blendi Gonxhaj

21:35, 24/11/2023
A+ Aa A-

Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që kanë jo vetëm koleksionistët e makinave të epokës, por edhe ata që një ditë mund të kenë interes për këto mjete, ne kemi takuar ideatorin e Retro.al zotin Blendi Gonxhja.

Sipas tij, projekti duhet të lejonte, që makina historike të qarkullonin pa taksa si dhe të lejoheshin të qarkullonin, vetëm nëse kishin një histori të veçantë. E gjitha kjo që sapo dëgjuat nuk është e shkruajtur në asnjë rresht të rregullores Retro.

Rregull i pashkruar i Retro.al, duket se është një dhe i vetëm; të rreshtohesh te zoti Gonxhja. Ky i fundit thekson se ky hap u ndërmor për të parandaluar ndotjen nga mjetet e vjetra me naftë.

Pra, një mjet naftë që sipas zotit Gonxhja eshte në shijet e tij, ajo automatikisht merr statusin e retro, pa na shpjeguar se cili është tagri për të bërë të tilla manovra, përderisa mjeti nuk futet as në kolaudim, ku mes shumë parametrave është edhe ndotja nga nafta.

Dhe ajo që është më interesante, si arrin komisioni i Retro-s të klasifikojë një mjet të tillë nëse është ndotës ose jo? Sipas ligjin gjerman makinat e epokës lejohen të qarkullojnë edhe në zonat e gjelbëra. Pra në një vend ku ligjet janë konsoliduar prej kohësh, ka përjashtime për këtë kategori mjetesh, ndërkohë që Shqipëria e Blendi Gonxhes, bën rregullore gjoja në zbatim të direktivave të BE.

E njëjta gjë ndodh edhe në Itali.

Në retro.al, sado të vjetër ta ketë mjetin, koleksionisti nuk ka nevojë ta dërgojë për kontroll teknik. Ky nuk është thjesht një absurditet që vjen nga kapriçot e dikujt, por është një shkelje e ligjit, që nga zoti Gonxhja justifikohet me faktin se mjetet do t’i thyenin në troshitësat.

Por ka edhe diçka po aq serioze në këtë diskutim, sepse me përjashtimin e mjeteve retro nga kolaudimi, jemi përpara një shkeljeje ligjore.

Në nenin 79 të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë, pika 3 specifikohet se të gjitha mjetet që hyjnë në territorin shqiptar janë te detyruara të kalojnë kontrollin teknik. Madje, në pikën 10 të këtij neni thuhet se cilido që qarkullon me një mjet që nuk është kryer kontrolli teknik, ndëshkohet me gjobë.

Një tjetër nonsens për mjetet historike, në kodin rrugor të Republikës së Shqipërisë thotë që mjetet e vjetra të dala nga përdorimi mund të përdoren si objekte muzeale, ndërkohë që, më poshtë thuhet se këto mjete 6 muaj pasi plotësojnë normat në fuqi të qarkullimit rrugor, mund të regjistrohen në regjistrin e mjeteve të DPSHTR.

Këto rregulla vetëm zoti Gonxhja e di ku i gjen. Një prej rregullave absurde të shpikura prej tij është se anëtarët e Retro, të cilët kanë qëndrime apo veprime, në kundërshtim me këtë grupim, përndryshe u hiqet e drejta për të marrë pjesë në aktivitete ose përjashtohen përfundimisht.

Diktaturë? Këtë më mirë e di zoti Gonxhja, i cili mes shumë problemeve të krijuara me DPSHTRR, duhej të ndërhynte edhe në pasionin e koleksionistëve, me një strukturë që asnjë prej tyre nuk e di se çfarë synimi real ka.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco