Rama mbron Bolinon e tij për aferën e përbashkët/ Berisha u përgjigjet me një histori pikante të Çehovit

Rama mbron Bolinon e tij për aferën e përbashkët/ Berisha u përgjigjet me një histori pikante të Çehovit

20:23, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje gazetarin e oborrit të tij, Karlo Bolino, për aferën e përbashkët të vjedhjes së një prone, ku do të ndërtohej një gjimnaz.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi sot dokumente se si Edi Rama dhe Bolino vodhën një tokë, të cilën pronarët e vjetër në Tiranë, e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.

Pavarësisht se edhe në planin rregullues të Tiranës, të firmosur nga Rama, aty parashikohej një gjimnaz, Rama e mori tokën dhe ia dhuroi Bolinos për 1 euro.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Edi Rama e mbrojti Bolinon e tij, por pa sqaruar aspak skandalin.

“Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë, që nuk ia përmende emri, që quhet Karlo Bolino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Është procedura më rutinë e ndjekur si në shumë e shumë raste të tjera kur është fjala për ngrehina të rrënuara që jepen për t’u përdorur për një sipërmarrje X, Y, Zeta. Asgjë tjetër nuk ka këtu. Të gjitha të tjerat janë fantazira,” tha Rama.

Ndërkohë, Bolino kishte porositur gazetaren e tij, që të pyeste kryetarin e opozitës, Sali Berisha, se ku është akti i dhurimit të tokës nga pronarët e vjetër për Bashkinë e Tiranës. Berisha u përgjigj me një histori pikante të Çehovit.

“Se çfarë bën bashkia, unë nuk jam në arkivin e bashkisë, por unë të garantoj se aty ka tokë të pronarëve, mes të cilëve Begeja, Saliaga dhe të tjerë. Ajo është tokë pronarësh.

Por marrim variantin tjetër. Nuk është tokë pronarësh, është tokë publike, se e Kristaqit nuk është. Ja ku e kemi ‘Planin rregullues të vitit 2013’. E supozojmë se nuk ka asnjë pronar, është tokë publike e destinuar për shkollë të mesme.

E di si ia bën Karlo në këtë rast, ta tregoj unë ty. Më kujton dy personazhe të Çehovit, që dolën në pyll për gjah, dhe duke gjuajtur, vranë një njeri gabimisht, një i vobektë. E kontrollojnë, i gjejnë ca kopekë, qindarka të rublës, dhe i gjejnë edhe një kuti sardele. Njëri thotë ta hapim këtë kuti, jo i thotë tjetri, jemi në kreshpë, nuk mund ta hapim.

Edhe Karloja thotë, nuk ishte dhuratë e familjes, por ishte tokë publike. Ishte dhuratë, tokë me pronarë. Problemi është nëse nuk ishte me pronar, ishte tokë publike e garantuar për gjimnazin. Di që pronarët protestuan kohë të tëra aty kundër Bolinos. Bolino kishte Ramën, kundër Ramës ata. Kështu që asgjë nuk ndryshon aty,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco