Berisha porosi deputetëve: Kujdes! Bardhi nuk duhet të përjashtohet nga Kuvendi, por…

Berisha porosi deputetëve: Kujdes! Bardhi nuk duhet të përjashtohet nga Kuvendi, por…

20:06, 24/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, një ditë më parë. Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se dy temat që do të diskutohen ishin ajo për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, dhe së dyti aksioni i opozitës.


Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se deri më tani kanë arritur shumë me aksionin, por duhet të bëjnë kujdes me përjashtimet, dhe se Bardhi nuk duhet të përjashtohet. Po ashtu gjatë fjalës së tij, Berisha ndalet tek çështja e tij me drejtësinë, teksa thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka gënjyer për vettingun dhe se, ai do të vazhdojë t’i bëjë gjyq publik Edi Ramës.

"Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëj jehonë në shumë media ndërkombëtare. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes më përjashtimet. Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’i bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij", ka deklaruar Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco