E damkosi BE-ja për korrupsion/ Rama sistemon Krifcën si ‘këshilltare’ të tij

E damkosi BE-ja për korrupsion/ Rama sistemon Krifcën si ‘këshilltare’ të tij

19:48, 24/11/2023
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca duket se është angazhuar sërish me një detyrë të rëndësishme pasi u largua nga posti që e mbajti për disa vite.

Burime konfirmojnë se ajo tashmë është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të kryeministrisë, raporton BW.

Megjithatë burimet nuk e specifikuan se çfarë pozicioni ka aktualisht ish ministrja e kabinetit Rama. Vitet e fundit ajo shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Për këtë të fundit Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco