'Po sikur populli të dalë në rrugë?'/ Marrëveshja për emigrantët, Alizoti propozon lëvizjen e opozitës nëse miratohet

'Po sikur populli të dalë në rrugë?'/ Marrëveshja për emigrantët, Alizoti propozon lëvizjen e opozitës nëse miratohet

19:40, 24/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, ka deklaruar se opozita duhet të protestojë dhe të ngrejë zërin fuqishëm për të kundërshtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë, për emigrantët.

Në diskutime te zbardhura nga gazetari Osman Stafa, Alizoti shprehet se Shqipëria nuk e përballon dot këtë marrëveshje, pasi nuk ka kapacitet.

“Nuk është mirë që Shqipëria të mbaj njerëz të cilët janë në nevojë në hall, të kthehet në kampe, ose të jetë një vendparkimi për Europën”, thotë ai.

“ Kjo është ndodhia më e madhe për Shqipërinë në këto 30 vite demokraci, sipas këndvështrimit tim. Sepse asnjë vend nuk e ka pranuar këtë marrëveshje. Në radhë të parë liderët shqiptarë duhet të mësohen që nuk mund të bëjnë marrëveshje mbi Shqipërinë, sikur ta kenë pronë të tyre. Nuk shkon kjo në këtë mënyrë, që ulesh, kushdoqoftë, ulesh në disa dreka e disa darka dhe ti vendos mbi territorin shqiptar, mbi të ardhmen e shqiptarëve. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, në këtë mënyrë jo. Ne jemi shqiptar, ne jemi opozita shqiptare, përfaqësojmë interesat e shqiptarëve.

Interesat e shqiptarëve janë të parat mbi të gjitha, patjetër Italia është një vend shumë i rëndësishëm, aleat, mik, por mbi të gjitha qëndrojnë interesat tona dhe kjo më shumë është një lëvizje politike, ku edhe në Itali ka kundërshtarë.

Mendoj së Shqipëria nuk e përballon dot këtë, nuk ka kapacitet ta përballojë këtë marrëveshje, nuk është mirë që Shqipëria të mbaj njerëz të cilët janë në nevojë në hall, të kthehet në kampe, ose të jetë një vendparkimi për Europën.

Ne si opozitë në momentin që kjo marrëveshje të kalojë në Parlament duhet të protestojmë. Nuk mund të protestojmë më fort për komisionet dhe të mos protestojmë për një gjë që bën kaq shumë lajm në Shqipëri.

Opozita ka për qëllim që shqetësimin e popullit, zemërimin e shoqërisë, ta kthejë në kauzë, ky është roli i opozitës. Mendoj se kjo është një detyrë e opozitës shqiptare, të qëndrojë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve.

Po sikur populli të çohet dhe të dalë në rrugë në protestë, ne nuk legjitimohemi më si opozitë. I ke rastet konkrete, çfarë ndodhi në Lampeduza, u shkatërrua ai vend. Si? Nuk shkoi më turist në atë vend. Kjo gjë mund të ndodhë edhe me Lezhën. Ne nuk mund të mbajmë problemet e të tjerëve. Nuk ka një emigracion drejtpërdrejt në Shqipëri. Shqipëria po zgjidh në këtë rast, jo një situatë humanitare, por një problem politik në Itali. Si mundet Shqipëria të marrë dhe të zgjidhë një problem global të emigrimit teksa është vetë prodhues i emigracionit. Shqipëria është një vend shumë i vogël, për të zgjidhur një problem kaq të madh”, ka deklaruar Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco