Malltezi ka qenë denoncuesi i parë dhe më konsistenti i aferës së shekullit. Nga 2015 deri sot 473 herë ka denoncuar inceneratorët

Malltezi ka qenë denoncuesi i parë dhe më konsistenti i aferës së shekullit. Nga 2015 deri sot 473 herë ka denoncuar inceneratorët

19:14, 24/11/2023
A+ Aa A-

Të gjithë kanë parasysh arrestimin e Profesor Jamarbër Malltezit në Aeroportin e Rinasit.

Për të kuptuar se ai nuk ishte një arrestim nga drejtësia e pavarur, por një rrëmbim i kundërshtarit politik të Edi Ramës nga ana e SPAK dhe shfryrje inati nga dirigjuesi, po sjellim më poshtë të gjitha denoncimet e Malltëzit përgjatë 8 viteve.

Nuk ka një çështje “Partizani”, sepse nuk u gjet asnjë provë nga SPAK-u i partisë gjatë hetimeve tre vjeçare. Nuk u thirr asnjëherë Jamarbër Malltezi për të dëshmuar, por u rrëmbye si formë hakmarrje e Edi Ramës për denoncimin e inceneratorëve.

Po pse ndodhi burgosja e paligjshme (cilësuar edhe nga gjykata si e tillë) e Malltezit? Hakmarrje!

Malltezi është politikani i parë në Shqipëri që ka denoncuar aferën e shekullit të ideuar dhe ekzekutuar nga Edi Rama.

Malltezi është denoncuesi më përsistent i aferës më të madhe korruptive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Tëtë vitë më parë, më 8 prill 2015, në cilësinë e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka organizuar në qytetin e Elbasanit një tryezë me ekspertë të fushës, anëtarë të këshillit bashkiak dhe intelektualë të Elbasanit për inceneratorët, ku edhe kanë ngritur alarmin se përveç dëmve mjedisorë, po ndodhte një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

“TEC ME PLEHRA NË ELBASAN. Në takimin me intelektualë të Elbasanit e anëtarë të këshillit bashkiak të opozitës treguam 15 pikepyetje mjedisore dhe 14 pikëpyetje ligjore që ngrenë dyshime të bazuara se "Me qetësi, me dashuri po i japin kancerin në mushkri" gjithë Elbasanit. Asnjë nga anëtarët e këshillit bashkiak nuk kish dijeni për këtë aferë. Shkeljet janë shumë të rënda përfshi dhënie koncesioni pa u shpall fare në buletinin e APP apo gjoja janë kryer 9 procedura ligjore që përfshijnë ankimin, shqyrtimin, komentimet, hartim kontratë, etj brenda 1 dite!!! Nëse do kishte prokurori në këtë vend Ministri i Mjedisit dhe Kryeministri do duhej të përgjigjeshin penalisht.”, - shkruan Malltezi në postimin e parë në Facebook. Ku siç shihet, pikëpyetjet e ngritura nga Malltezi 8 vite më parë janë thelbi i gjithë megaaferës korruptive.

Image

 

Që nga prilli 2015 dhe deri kur shpërtheu publikisht afera, Jamarbër Malltezi ka denoncuar, vetëm në Facebook, 473 herë aferën e inceneratorëve.

Image

 (video e postimeve)

 

Përveç kësaj, Malltezi ka mbajtur mbi 200 konferenca shtypi ku ka bërë denoncime në lidhje me inceneratorët duke ngritur pyetje dhe duke drejtuar gishtin nga përgjegjësi i vërtetë i aferës, nga Edi Rama.

Image

Këto denoncime dhe kjo këmbëngulje është në fakt edhe gjeneza e inatit të Edi Ramës me Malltezin.

I njohur për hakmarrjen e tij, Rama priti derisa shtiu në dorë drejtësinë e re, konkretisht SPAK-un, dhe e urdhëroi atë për arrestimin politik në aeroport të Malltezit.

Afera e inceneratorëve është, jo e vetmja, por më e madhja dhe më spektakolarja aferë korruptive e ndodhur ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Kjo aferë përveçse e ka dërrmuar politikisht Edi Ramën, i ka lënë të hapur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ligjore të tij në çdo moment që ky vend do të ketë drejtësi të pakomanduar politikisht, siç është sot.

Edi Ramës për të shfryrë hakmarrjen dhe inatin e tij karakteristik nuk i nevojiteshin prova, por vetëm një urdhër drejtuar SPAK-ut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco