Rama nuk njeh vendimin e Kushtetueses për studentët e mjekësisë: Do ta bëjmë edhe me fakultetet e tjera

Rama nuk njeh vendimin e Kushtetueses për studentët e mjekësisë: Do ta bëjmë edhe me fakultetet e tjera

18:30, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit për studentët e mjekësisë është “absurd”, ndërsa shtoi se me këtë ligj nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese.

Gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, nga ku ka folur edhe lidhur me ligjin për punën e detyruar të mjekëve të rinj, Rama shtoi më tej se praktika që u ndoq me studentët e mjekësisë do të zgjerohet në arsimin publik.

Rama: Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurde të studentëve është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht, mund të hysh por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë.

Fakti është që nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë në diskutim. Ne këtë sistem do ta zgjerojmë. Në arsimin publik që e kemi shumë të favorshëm dhe jo aq larg kërkesave të Europës, do ta zgjerojmë. Ose është varianti tjetër që i kemi dhënë studentëve, do të ikësh që nesër dhe t’i kthesh kurrizin këtij vendi? Do paguash një tarifë tjetër, do paguash atë që kushton. Është më pak se në Gjermani por prapë do paguash. Nëse do këtë tarifën tjetër do rrish maksimumi 5 vite. Dhe 5 vite është për ata që hyjnë në vit të parë. Këta që i kapi rrugës 2-3 vjet do rrinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco