Balliu: Nuk mund t’i kërkojmë diktatorit liri, lirinë duhet ta fitosh

17:51, 24/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD Klevis Balliu, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, u shpeh se është moment që t’i rikthejmë Parlamentit opozitën e vërtetë, që ky i fundit të kthehet në funksion të qytetarëve.

Nuk ka asnjë vijë logjike, apo edhe morale dhe politike që kjo opozitë, opozita e vërtetë dhe qytetarët e këtij shteti t’i kërkojnë diktatorit liri, jo.

Duhet rrëzuar diktatori që të të vijë liria.

Lirinë duhet ta fitosh, askush nuk ta bën dhuratë. Historia ka treguar sakrificat e jashtëzakonshme në të gjithë botën, që sot perëndimi, Shtetet e Bashkuara janë ata që janë, janë një popull kaq i lirë.

Kjo sepse kanë sakrifikuar dhe kanë luftuar për atë. Kjo është e vërteta. Të pretendosh sot që të t’i japë ky… kjo s’është as e sinqertë dhe ne as nuk e pretendojmë ç’është e vërteta.

Kjo opozitë nuk i ka kërkuar asgjë Edi Ramës.

Kjo opozitë i ka thënë Edi Ramës se këtu do bëhet kështu, në të kundërt aty nuk lëviz asgjë. U mërzitën se paska marrë flakë një karrigë por ky i ka vënë flakën gjithë Shqipërisë.

Ky i ka vënë flakën shtëpive të qytetarëve, ky i ka vënë flakën Kushtetutës dhe ekonomisë, sigurisë, dhe u mërzitën për një karrige.

Këto karrige dhe të digjen të gjitha, për çfarë i do sot ato? Bëjnë ndonjë punë aty? Kalohet ndonjë ligj për qytetarët aty? Asnjë.

A flitet aty për ekonominë? Asgjë. Për të shkuar për të bërë një pazar duhet të marrësh kredi.

Kanë shkuar çmimet në stratosferë , ka shkuar çmimi i naftës më i shtrenjti në Europë. Nuk thotë asnjë njeri asgjë.  Por për çfarë është ajo sallë atje? S’ke si e lejon më këtë. Dhe prandaj, opozita ka ndërmarrë këto hapa.

Ka ardh koha që t’i rikthejmë Parlamentit opozitën e vërtetë, që ai Parament të kthehet në funksion të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco