Një zarf nga SPAK shkakton tym në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm kthehet me urgjencë nga jashtë

Një zarf nga SPAK shkakton tym në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm kthehet me urgjencë nga jashtë

16:55, 24/11/2023
A+ Aa A-

Burime të Syrit pranë Kuvendit të Shqipërisë informojnë se një "zarf" ka mbërritur së fundi në Kuvend.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Siç të gjithë e dinë, dy janë emrat kryesorë të mazhorancës të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit  inekzistent të kryqytetit, dhe nga të dy vetëm njëri është në Kuvend, Edi Rama, ndërsa tjetri është në bashkinë e Tiranës.

Nga informacioni i ardhur nga Kuvendi thuhet se “zarfi” ka krijuar pështjellim të madh në ambientet e punës së legjislativit, aq sa ka detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, të kthehet nga jashtë shtetit me urgjencë.

Prej kohësh Edi Rama po mundohet të joshë klanin e Veliaj në brenda Partisë Socialistë që të marrin përsipër të vetëm përgjegjësinë për aferën e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar veten e tij, po mesa duket përpjekjet nuk kanë rezultuar shumë të suksesshme për përsonin që firmosi 17 vendime brenda një dite për inceneratorin fët e fët e fët.

Ky ndoshta është shkaku që ditët e fundit Edi Rama e ka humbur toruan. Nuk lejon në asnjë mënyrë që opozita të ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore  parlamentare dhe kërcënon vazhdimisht drejtësinë që të nxitojë t’i japë fund opozitës, armiqve të tij politikë.

Përpjekje jo të drejta, por “legjitime” të një kryeministri i cili vetëm me një komision hetimor parlamentar (inceneratorët) i hapi aq shumë punë, domosdo nuk mund të pranojë edhe tetë komisione të tjera që do ta nxirrnin zbuluar në syte e gjithë opinionit publik.

Dhe arsyeja tjetër e ngutit të Ramës është eleminimi sa më shpejt i opozitës që të ketë ngenë t’u kthehet armiqve të brendhsëm në partinë e tij.

Të shohim se si do jetë fati i zarfit të mbërritur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, do mbetet në errësirën e sirtarëve të Lindita Nikollës dhe Genci Gjonçajt apo do të hapet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco