Saraçi: SPAK ka shpëtuar nga burgu Ilir Beqajn, gjykata e vërteton me argumenta

16:38, 24/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi akuzat e SPAK ndaj ish ministrit Beqja ishte gazetari, Romir Saraçi.

 Saraçi është shprehur se gjyqtari paargumentuar se prokurorët e SPAK kanë shpëtuar nga burgu Beqajn duke ngritur dhe akuzat gabim.

"Sipas gjyqtarit i është bërë një analizë fakteve duke favorizuar ish ministrin Beqjan në akuzën e ngritur ndaj tij. Në atë vendim thuhet se SPAK nuk e ka përcaktuar saktë akuzën sepse ai duhet të klasifikohej në akuza të tjera që shkojnë deri në 7 vite burg dhe duhej të arrestohej pasi ka gjasa të prishi provat.

Sipas dosjes që ne kemi lexuar dhe sipas gjyqtarit të GJKKO Beqja është një person kyç i cili ka vënë në lëvizje koncesionin e sterilizimin. Ndaj tij edhe pse është person kyç nuk është caktuar masa e sigurisë arrest me burg pasi gjykata nuk mund të vendosi mbi atë që kërkon prokuroria ndërsa për vartësit e tij është vendosur arrest me burg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco