Rama përpiqet me çdo kusht t’i zgjasë jetën vetes jashtë hekurave të drejtësisë!

Rama përpiqet me çdo kusht t’i zgjasë jetën vetes jashtë hekurave të drejtësisë!

15:08, 24/11/2023
A+ Aa A-

Nga moslejimi i ngritjes së komisioneve deri te moskokëçarja për integrimin në BE, këto ishin disa nga mesazhet e Ramës në konferencë shtypi

Ditën e sotme, Edi Rama, ka dalë në një konferencë shtypi të beftë. 

Me një takikardi te dukshme, shpresojmë të jetë ndonjë grip i lehtë dhe jo për shkak se mund të kene dëgjuar zërin e tij në ndonjë telefon të enkriptuar, SKY ECC, kryeministri doli në një konferencë të pazakontë. 

E nisi konferencën me lotë krokodili për 21-janarin, ku vete i priu tragjedise. Urdhëroi prokurorinë e Tiranës të nisë punën, siç ka bërë disa herë me SPAK, derisa ky i fundit s’pati nga mban më dhe lëvizi duke i plotësuar dëshirat kryeministrit. 

Më pas kryeministri, në frymëmarrje të shpeshta, terhiqte hundet herë pas here, foli për situatën në Parlament. Asnjë kompromis me opozitën. Asnjë komision hetimor parlamentar. Do ndërroj ligjin, sepse vetëm opozita jonë kërkon kaq shumë komisione hetirmore në Parlament. (Këtu ka parasysh Serbinë, ndoshta).

“Është e drejtë kushtetuese të ngrihet komisioni hetimorë, por e drejta kushtetuese e opozitës duhet të ketë limite”, - tha Rama. 

I cili më tej e cilësoi aksionin e opozitës pornografi. 

Se si i lidh pamjet me tymuese dhe karriget e përmbysura në Parlament me pornografinë, këtë vetëm Edi Rama mund ta lidhë si ngjashmëri.

Bashkimi i opozitës e ka shqetësuar dukshëm, i ka prishur rehatinë, per te cilen ai kishte investuar aq shume qe te ishte ne gjume gjate drejtimit te Bashes, me qellimin final, ta zhdukte nga jeta politike.

Por, deshtoi me aukses për të mbyllur llogaritë me opozitën.

Frika nga dosjet me përgjime që po vijnë nga partenët për komunikim me aplikacionin SKY ECC, duket se e kanë shqetësuar kryeministrin. 

Më tej kryeministri zbuloi në konferencë se për të janë më të rëndësishme pronat e bregdetit të Himarës, sesa integrimi i Shqipërisë në BE, i cili mund të bllokohet nga Greqia për shkak të burgosjes politike të Fredi Belerit. 

Konferenca e beftë e tij është prelud i asaj se çfarë pritet të ndodhë;

-Rama nuk ka ndërmend të lejojë komisionet hetimore parlamentare, edhe pse ndërkombëtarët folën qartë duke i thënë se Parlamenti ka të drejtë të kontrollojë ekzekutivin. Çdo akuzë ndaj tij ka vendosur ta trajtojë si shpifje. 

-Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përdorimi i SPAK si hanxhar për të asgjesuar kundërshtarët e tij politikë

-Integrimi në BE nuk është intetes i Ramës përpara mbajtjes peng të bashkisë Himarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco