SYRI TV/ Basha humb kontrollin para gazetarëve, shpërthen në fyerje

13:32, 24/11/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe fyerje ndaj  gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për mungesën e tij në protestën e deputetëve të opozitës.  Basha deklaroi se do vijojë të mbajë peng, postin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore, pavarësisht se nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar të PD

SYRI TV

Ndërsa Lulzim Basha dhe 7 deputetët që e mbështesin, kanë bojkotuar prej javësh seancat plenare, duke mos iu bashkuar  protestës së opozitës për komisione hetimore, sot Basha është munduar të justifikohet duke rikthyer tezën e vetingut në politikë.

Basha ka humbur kontrollin, nga pyetjet e gazetarëve, lidhur me mungesën e aksionit opozitar nga ai, duke sulmuar krerët e opozitës, madje dhe vetë gazetarët. Por nuk kishte një përgjigje, se përse nuk i është bashkuar aksionit të deputetëve që kërkojnë rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese dhe përse kërkon të mbajë peng postin e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pavarësisht se nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar të PD.

Basha shpërtheu në sulme, edhe ndaj gazetarit të Syri TV, Ermal Rizai, i cili e pyeti, nëse do ta padiste për shpifje Gazment Bardhin, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët. 

Ndërsa në seancën e datës 5 tetor, Basha u shpreh se do të shprehet drejtësia për deklaratat e bëra nga Gazment Bardhi që familja e tij kishte përfituar 2 kate në një nga kullat më të shtrenjta në kryeqytet, sot Lulzim Basha u tërhoq nga ky qëndrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco