Berisha: Nuk ka dallim Basha-Balla! Opozita ka kontribute të mëdha kundër interesave ruse në vend

Berisha: Nuk ka dallim Basha-Balla! Opozita ka kontribute të mëdha kundër interesave ruse në vend

13:17, 24/11/2023
A+ Aa A-

Bashkëpunimi i provuar tashmë i ish-Kryetarit të PD, Lulzim Bashës me qeverinë dhe madje me krahun e djathtë të Kryeministrit, Taulant Ballën, u komentua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, me ironi sot gjatë konferencës për shtyp. "Ju e dini që nuk ka dallim Basha-Balla, Balla-Basha", tha ai.

"Njërit i them Brava, tjetrit i them Bego. Ata në substancë janë një, - tha Berisha duke iu referuar Lulzim Bashës që blindoi dyert e selisë së PD për demokratët, njesoj si edhe Ministrit të Brendshëm socialist Taulant Balla që njihet për miqësinë e tij me trafikanin Edmond Bego.  

"Nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me Ballat dhe me Bravat, - nënvizoi kreu i PD. - Jo, aq më tepër që pavarësisht nga rrethanat, por akuzat e fundit të hetimit të 4 gazetarëve të BBC, dhe angazhimi i tyre për të vazhduar hetimin për paratë ruse të marra, unë do i thoja çdo opozitari, të mbajë shënim dhe të ketë kujdes sepse opozita shqiptare është një opozitë, për definicion, me kontribute të mëdha kundër interesave strategjike ruse në Shqipëri dhe rajon."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco