Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Berisha: I marr seriozisht propozimet e aleatëve! Aleanca të reja krijoj, por të vjetrat…

Berisha: I marr seriozisht propozimet e aleatëve! Aleanca të reja krijoj, por të vjetrat…

12:59, 24/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, kur ndër  të tjera u pyet edhe propozimin e bërë së fundmi nga aleatët e opozitës për krijimin e një federate dhe mundësisë që të “tradhtoj” Metën.

Berisha tha se e ka në natyrën e tij që të studiojë dhe të marrë seriozisht propozimet e aleatëve, duke shtuar se ai është i hapur për krijimin e aleancave të reja, por nuk i harron të vjetrat.

“Është në natyrën time që i studioj dhe i marr seriozisht propozimet e aleatëve. Po e studion propozimin e tyre. Unë jam i hapur për krijimin e aleancave të reja, por nuk i harroj të vjetrat” , tha shkurtimisht Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco