Do shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe Malltezit, Apeli i GJKKO rrëzon sërish SPAK për gjyqtaren

Do shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe Malltezit, Apeli i GJKKO rrëzon sërish SPAK për gjyqtaren

12:56, 24/11/2023
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqytares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimit të kreut të opozitës, Sali Berisha për shuarjen për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Më herët GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e Olldashit nga gjykimi për ankimin e Malltezit mbi masën e sigurisë "arrest shtëpie" që u vendos ndaj tij ditë më parë.

Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco