'SKAP hesht si fija e barit për Gjokën, por kërkon përjashtimin e gjykatëses që nuk e ka takuar kurrë Malltezin'

'SKAP hesht si fija e barit për Gjokën, por kërkon përjashtimin e gjykatëses që nuk e ka takuar kurrë Malltezin'

12:48, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar sot manovrat dhe lojërat politike të gjykatësve të SPAK, të angazhuar në hetimin ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit për çështjen e Kompleksit Sportiv Partizani. Berisha solli edhe shembuj konkretë për këtë.

Kreu i PD-së tha gjatë konferencës për shtyp: "Opozita është për të mbrojtur interesin publik nga cilido që e shkelmon atë, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë president, qoftë gjykatës, qoftë prokuror, qoftë cilido. Një opozitë që hesht para shkelmimit të interesit publik, nuk e meriton të jetë opozitë.

Sali Berisha ka mbështetur dhe do mbështesë me forcën më të madhe, të gjithë ata punonjës në të gjitha nivelet e administratës dhe në institucione të tjera, që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.

Sikundër do të denoncoj këtu, çdo shkelës të ligjit, i cili me aktin e tij, kryen një krim.

Nuk jam unë që sulmoj SKAP-in e partisë, është SKAP-i që shkelmon dhe vetëposhtëron veten e tij në një pozicion mercenari, si një organizatë kriminale në veprimet e tyre.

Sigurisht që unë jam kryetari i një partie kryesore opozitare, unë do mbaj qëndrime.

Unë para jush kam denoncuar rastin Beqaj, të cilin SKAP-i për herë të dytë e amnistoi me urdhër të Edi Ramës.

Atëherë mund të tolerohet kjo pa u denoncuar. Unë u thashë ju, se akuza që i vunë, ishte për ta nxjerrë të pafajshëm. Dhe e detyroi gjykatësin të reagojë për së dyti ndaj amnistisë së Beqës. 

Po të jap një shembull të dytë. Dje brenda orëve, falangat apo larot e SKAP-it të Edi Ramës, kërkuan largimin e gjykatëses, e cila firmosi ndryshimin e Kushtetutës për Sali Berishën. Ka kryer një krim të rëndë kushtetues. E firmosi me urdhër të partisë.

Por meqenëse mori një masë po arresti, por shtëpie për Malltezin, e quajtën konflikt interesi, një njeri që nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin, por që ka marrë një apartament nga administratori i kompanisë, që nuk ishte pjesë e këtij procesi dhe kërkuan përjashtimin e saj nga procesi.

Ndërkohë denoncimet e përsëritura të miat, për vendimin në konflikt të plotë interesi të gjykatëses, që fshihet prapa krimit të saj, që thotë se nuk jam Maneku, por jam Gjoka, që është shkarkuar me firmën time për korrupsion nga detyra, dhe që ka probleme të tjera- ta ketë të qartë, për atë SKAP-i i partisë nuk thotë asnjë fjalë, hesht si fija e barit. Aty nuk ka konflikt interesi.

Por nëse vetëposhtëron kush veten, janë këta që e vetëposhtërojnë veten, jo ne që i nxjerrim këto.

A apo të them unë për oficerin e policisë sekrete. Si mund të qëndrojë ai në detyrë, kur Kushtetuta dhe ligji i prokurorisë e nxjerrin jashtë detyrës? A duhet të zbatojë prokuroria ligjin e ri të vetin, të miratuar nga kjo mazhorancë?

Po pse për qytetarin e thjeshtë respektohet, kurse për skafistin Kraja, ish-prokurorin politik të diktaturës hoxhiste, nuk mund të respektohet?

Kujt ia shesin këto standarde këta? Dhe këta mendojnë të përdorin këtë si mburojë, se janë prokurorë, se janë speciale.

Merr Millonain, do e sjell këtu, do e dëgjoni me veshët tuaj deklaratën e saj famoze se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjet. U them një gjë, po edhe në dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk gjen një gjë të tillë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco