Bardhi përshëndet qëndrimin e ndërkombëtarëve: Parlamenti të jetë funksional

15:26, 23/11/2023
A+ Aa A-

Pas mbylljes së mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për mediat.

Ai ka përshëndetur qëndrimin e partnerëve strategjikë ndërkombëtare sa i takon reagimeve për funksionalitetin e parlamentit.

“Ne mbështesim qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarëve që kërkojnë një parlament funksional, ku lejohet mbikëqyrja dhe kontrolli ndaj ekzekutivit. Funksionimi i parlamentit është motivi i vetëm për të cilën opozita në parlament është në një betejë për të fituar të drejtat e saj që nga data 5 tetor 2023. Grupi Parlamentar i PD-së që ditën ku ka depozituar kërkesat për Komision Hetimor ka qenë i gatshëm,  për të dialoguar me mazhorancën mbi çdo pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor.”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco